KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: CIA përdori faqen e internetit të fansave të Star Wars për të komunikuar me spiunët e saj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > CIA përdori faqen e internetit të fansave të Star Wars për të komunikuar me spiunët e saj
AnalizeBotaHI-TechSociale

CIA përdori faqen e internetit të fansave të Star Wars për të komunikuar me spiunët e saj

Përditësimi i fundit: 30 Maj, 2025 11:21 am
264 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një faqe fansash e “Star Wars” që në pamje të parë dukej krejtësisht e thjeshtë, starwarsweb.net, me figurën e animuar të Yodës dhe reklama për sete Lego dhe video-lojëra – në fakt ka qenë një mjet sekret i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) për komunikim me spiunë anembanë botës, zbulon një studiues i pavarur.

Faqja, e cila ngjante me një faqe tipike fansash nga viti 2010, përmbante tituj si “Like these games you will” dhe lidhje për në dyqane online të Star Wars, por pas kësaj fasade fshihej një rrjet i sofistikuar për dërgimin e mesazheve spiunëve të CIA-s jashtë vendit.

Hulumtuesi amator Ciro Santilli e zbuloi këtë rrjet përmes analizës së ‘domain’ të vjetra, adresave IP dhe faqeve të arkivuara përmes Wayback Machine.

Santilli, një brazilian me përvojë në zhvillimin e faqeve të internetit dhe me interes për serialet mbi spiunazhin dhe politikën kineze, zbuloi se faqet e CIA-s kishin tema të ndryshme – nga faqe fansash për komedianë, te sportet ekstreme dhe muzika braziliane – dhe se synonin vende si Gjermania, Franca, Spanja dhe Brazili. Fokusi kryesor, siç pritej, ishte në Lindjen e Mesme.

Për herë të parë për këtë rrjet komunikimi të CIA-s raportoi Yahoo News në vitin 2018, duke theksuar se autoritetet iraniane e kishin zbuluar atë në fillim të viteve 2010, gjë që sipas burimeve kishte çuar në vdekjen e më shumë se njëzet burimeve të CIA-s në Kinë.

Një raport i Reuters i vitit 2022, me titull “Amerikanët që u lanë pas dore”, përshkruan me detaje se si informatori iranian Gholamreza Hosseini u zbulua për shkak të faqeve të CIA-s të krijuara në mënyrë amatore.

Një nga gabimet kryesore të CIA-s ishte natyra teknike e rrjetit – adresat IP të faqeve ishin të njëpasnjëshme, gjë që e bënte të lehtë zbulimin e tyre pasi të zbulohej vetëm njëra. Gjithashtu, vendosja e një fjalëkalimi në shiritin e kërkimit të faqes aktivizonte një sistem të fshehtë hyrjeje për komunikim me agjencinë.

Zach Edwards, një ekspert i pavarur për sigurinë kibernetike, tha për 404 Media se zbulimet e reja për faqet e fshehta të CIA-s përputhen me të dhënat që kishte mbledhur më parë mbi këtë rrjet.

“CIA në të vërtetë kishte një faqe fansash të Star Wars me një sistem të fshehtë komunikimi”. tha Edwards. CIA nuk ka komentuar për këto zbulime.

 

Marrë nga Techspot.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë

BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë

Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore

Sulm para Ambasadës izraelite në Beograd, vritet agresori

A është e dënuar Europa?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, 7 të plagosur në repartin e kapsollave
Artikulli tjetër Plani i SHBA-së për armëpushim në Gaza, reagon Hamasi: Nuk përmbush kërkesat tona

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit
Analize Bota Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.