KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dënohet analisti i CIA-s që zbuloi planin e Izraelit për të sulmuar Iranin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dënohet analisti i CIA-s që zbuloi planin e Izraelit për të sulmuar Iranin
AktualeAnalizeBotaFokus

Dënohet analisti i CIA-s që zbuloi planin e Izraelit për të sulmuar Iranin

Përditësimi i fundit: 12 Qershor, 2025 10:29 am
218 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një ish-analist i CIA-s i cili zbuloi dokumente të klasifikuara në lidhje me planet e Izraelit për të sulmuar Iranin është dënuar me 37 muaj burgim.

Asif William Rahman, 34 vjeç, u deklarua fajtor në janar për dy akuza për mbajtje dhe transmetim të qëllimshëm të informacionit të mbrojtjes kombëtare sipas Aktit të Spiunazhit.

Autoritetet kanë thënë se duke përdorur autorizimin e tij të sigurisë në nivel të lartë, Rahman ka shtypur, ka fotografuar dhe dhe ka dërguar dokumente tepër sekrete. Më vonë ato kanë përfunduar duke qarkulluar në mediat sociale.

Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj Iranit tetorin e kaluar, duke synuar vende ushtarake në disa rajone, në përgjigje të breshërisë së raketave të lëshuara nga Teherani javë më parë.

“Për muaj të tërë, ky i pandehur tradhtoi popullin amerikan dhe betimet që bëri kur hyri në zyrën e tij duke zbuluar disa nga sekretet më të ruajtura të Kombit tonë”, ka thënë John Eisenberg, ndihmës prokuror i përgjithshëm për sigurinë kombëtare, në një njoftim për shtyp.

Në tetor 2024, dokumente që dukej se ishin nga një agjenci e Departamentit të Mbrojtjes ishin botuar në një llogari Telegrami të lidhur me Iranin.

Dokumentet, që mbanin një shenjë tepër sekrete, mund të shikoheshinnga aleanca e inteligjencës “Five Eyes”, e përbërë nga SHBA-ja, Britania, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Australia.

Dokumentet e rrjedhura thuhet gjithashtu se përmbanin vlerësimin e SHBA-së për planet izraelite përpara sulmit ndaj Iranit dhe lëvizjet e aseteve ushtarake në përgatitje.

Njëri prej tyre i referohej aftësive bërthamore të Izraelit, të cilat nuk janë pranuar kurrë zyrtarisht.

Kur është pyetur për rrjedhjen e informacionit, ish-presidenti Joe Biden ka thënë se ishte “thellësisht i shqetësuar”.

Izraeli përfundoi duke kryer ato sulme ajrore më vonë gjatë muajit, duke synuar vende ushtarake në disa rajone në përgjigje të raketave të lëshuara nga Teherani disa javë më parë.

Rahman, i cili ka punuar jashtë vendit, ishte arrestuar nga FBI-ja në Kamboxhia dhe ishte sjellur në territorin amerikan të Guamit për t’u përballur me akuzat.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shënohet sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë
Artikulli tjetër Rënie drastike në FIFA, Sylvinho rikthen Shqipërinë në pikën zero

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.