Vijon edhe sot protesta e qytetarëve kundër qeverisë, duke shënuar ditën e 101-të të rezistencës, pas tubimit të 100-të të zhvilluar mbrëmjen e kaluar në kryeqytet.
Prej më shumë se tre muajsh, qytetarët janë mbledhur në mënyrë të vazhdueshme në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike. Protestat janë shoqëruar me marshime në rrugët e kryeqytetit, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.
Mbrëmjen e kaluar, protesta e 100-të u zhvillua me pjesëmarrje të qytetarëve në sheshin “Skënderbej” dhe më pas në zonën përpara Kryeministrisë. Protestuesit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e Ramës, ndërsa gjatë tubimit u dëgjuan thirrje si “Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi”.
Marrë nga Balkanweb.com,