KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Elon Musk ka humbur 100 miliardë dollarë në dy muaj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Elon Musk ka humbur 100 miliardë dollarë në dy muaj
AktualeAnalizeBotaFinanceSociale

Elon Musk ka humbur 100 miliardë dollarë në dy muaj

Përditësimi i fundit: 6 Mars, 2025 10:47 am
218 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Që nga fillimi i janarit, Elon Musk ka humbur gati 100 miliardë dollarë. Për të qenë më të saktë janë 96.5 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Me një pasuri neto prej 336 miliardë dollarësh, ai mbetet gjithsesi njeriu më i pasur në botë, me më shumë se 100 miliardë dollarë para themeluesit të Meta (Facebook), Mark Zuckerberg, i cili ka tashmë një pasuri personale prej 226 miliardë dollarësh duke kaluar Jeff Bezos të Amazon që numëron 225 miliardë dollarë.
Tesla ka humbur një të tretën e vlerës së saj

Varfërimi i Musk (në letër) lidhet kryesisht me rënien në bursën e Wall Street të kompanisë Tesla ku Musk kontrollon 13% të kapitalit dhe ku është president dhe CEO i saj. Që nga fillimi i vitit, aksionet e saj kanë humbur rreth 33%, duke rënë në rreth 250 dollarë pasi prekën një nivel të lartë prej më shumë se 461 dollarë vitin e kaluar.

Kriza e shitjeve të makinave në Evropë

Me rënien e aksioneve me 30%, shkurti ishte muaji i dytë më i keq në historinë e kompanisë Tesla. Edhe pse rënia erdhi pasi çmimi i aksioneve të Tesla u rrit me më shumë se 40% që nga zgjedhja e Trump në fillim të nëntorit.

Rënia e fundit i është atribuar shqetësimeve mbi aktivitetet politike të Musk dhe rënies së shitjeve në tregjet kryesore si Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në të gjithë kontinentin, makinat elektrike të Musk kanë rënë me 45%. Disa analistë ia atribuojnë rënien qëndrimit të Musk në mbështetje të partisë gjermane të ekstremit të djathtë AfD.

Vetë Musk u është përgjigjur kritikave dhe sfidave me parashikime superoptimiste duke vlerësuar një rritje 1000% të fitimeve të Tesla-s në 5 vitet e ardhshme. Do të shohim si do të shkojë.

SpaceX dhe Starlink

Ndryshe nga makinat elektrike, kompania SpaceX, e themeluar dhe e udhëhequr nga Musk me ëndrrën për të çuar njerëzit në Mars, duket se vazhdon të forcojë pozicionin e saj në sektorin e hapësirës ajrore.

Meqenëse nuk është një kompani e vlerësuar në bursë, vlerësimet janë më komplekse dhe numrat e fundit datojnë në dhjetorin e kaluar, kur vlerësimi i SpaceX u rrit nga 210 miliardë dollarë në 350 miliardë dollarë me një raund të ri financimi. Dinamizmi i filialit të tij, Starlink sugjeron që grupi do të vazhdojë të rritet.

Kontrata me Verizon

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) po shqyrton përfundimin e kontratës së saj prej 2.4 miliardë dollarësh me Verizon dhe t’ia japë atë SpaceX-it të Elon Musk. Kontrata do të ndihmojë FAA të përmirësojë platformën që përdorin objektet e kontrollit të trafikut ajror për të komunikuar me njëri-tjetrin. Në fillim të kësaj jave, FAA konfirmoi se Musk kishte miratuar dërgimin e 4000 terminaleve të komunikimit satelitor Starlink tek rregullatori dhe se ai po testonte një në New Jersey dhe një në Alaskë.

Konflikti i interesit

Roli i ri politik i Musk, me hyrjen e tij zyrtare në administratën Trump, në krye të Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), një agjenci e krijuar për të reduktuar shpenzimet federale dhe për të përmirësuar efikasitetin e qeverisë ka ngritur shqetësimin e konfliktit të tij të interesit.

Starlink ka nënshkruar kontrata të shumta me Pentagonin për të ofruar lidhje satelitore për qëllime ushtarake, veçanërisht në zonat e konfliktit si Ukraina. SpaceX, nga ana tjetër është lëshuesi i zgjedhur për misionet e NASA-s ku konkurrent ka Blue Origin të Jeff Bezos. Kjo është një përzierje e interesave ekonomike që nuk përshtaten mirë me një rol të spikatur politik siç është ai i mishëruar sot nga sipërmarrësi afrikano-jugor përkrah Presidentit Trump.

Rivlerësimi i X

Pas blerjes së Twitter në 2022 për 44 miliardë dollarë, Musk e ristrukturoi kompaninë me emrin X. Megjithatë, vlera e rrjetit social ra në rreth 15 miliardë dollarë në vitin 2023, duke reflektuar sfidat me të cilat përballet tranzicioni dhe fitimi i parave në platformë.

Por suksesi i ardhur nga mbështetja e X për fushatën zgjedhore të Trump dhe afërsia e Musk me presidentin amerikan duket se kanë rigjallëruar rrjetin social, i cili aktualisht është në bisedime për të mbledhur fonde në një vlerë prej 44 miliardë dollarësh, e njëjta shumë e paguar nga Musk për blerjen në vitin 2022.

Edhe Kompania e inteligjencës artificiale xAI po negocion gjithashtu 10 miliardë dollarë financime të reja që gati do të dyfishonin vlerësimin e saj nga 40 miliardë dollarë në 75 miliardë dollarë.

 

Marrë nga Washington Post

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Real Madridi, klubi i parë që ka arritur 500 ndeshje në Champions
Artikulli tjetër Punonjësit e huaj “motori” i Spanjës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.