KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Elon Musk padit Apple dhe OpenAI
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Elon Musk padit Apple dhe OpenAI
BotaFokusHI-TechKomentZhvillim

Elon Musk padit Apple dhe OpenAI

Përditësimi i fundit: 26 Gusht, 2025 10:00 am
456 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Startup-i i inteligjencës artificiale i Elon Musk, xAI, ka paditur Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për praktika antikonkurruese dhe “një konspiracion për të monopolizuar tregun e smartfonëve dhe chatbot-ëve gjenerues”.

Padia është depozituar në një gjykatë në Teksas të hënën dhe synon të sfidojë partneritetin mes Apple dhe OpenAI, i cili vitin e kaluar solli integrimin e teknologjisë së ChatGPT në sistemet operative të Apple.

Sipas Musk, kjo marrëveshje ka “bllokuar tregjet” dhe i ka bërë të pamundur për kompani të tjera, si xAI me chatbot-in Grok, të konkurrojnë ndershmërisht.

“Të paditurit kanë hyrë në një marrëveshje të paligjshme dhe një konspiracion për të shfrytëzuar fuqinë monopol të Apple në tregun e smartfonëve për të ruajtur monopolin e OpenAI në chatbot-et gjenerues,” thuhet në ankesën ligjore.

Musk po kërkon edhe “shumë miliarda dollarë dëmshpërblim” nga dy gjigantët e teknologjisë.

Nga ana tjetër, OpenAI hodhi poshtë akuzat e miliarderit.

“Kjo padi është pjesë e një modeli të vazhdueshëm ngacmimesh nga z. Musk,” tha një zëdhënës i kompanisë.

Apple nuk ka dhënë ende një koment mbi çështjen.

Ky është vetëm kapitulli i fundit i konfliktit mes Elon Musk dhe CEO të OpenAI, Sam Altman. Dyshja ishin bashkëthemelues të OpenAI në vitin 2015, por rrugët u ndanë pas vitit 2018, kur Musk kërkoi të merrte kontrollin e kompanisë. Prej asaj kohe, ai ka ngritur disa padi, duke e akuzuar OpenAI për shndërrimin në një sipërmarrje me qëllim fitimi.

“Jemi të trishtuar që kjo marrëdhënie ka përfunduar në këtë mënyrë me dikë që e kishim admiruar thellësisht – dikë që na frymëzoi të synonim më lart, pastaj na tha se do të dështojmë, nisi një konkurrent dhe më pas na paditi kur nisëm të bënim progres të vërtetë, ” shkruante OpenAI vitin e kaluar, pas një tjetër padie nga Musk.

Aktualisht, OpenAI po synon një vlerësim prej 500 miliardë dollarësh, çka do ta bënte kompaninë private më të vlefshme në botë, duke lënë pas SpaceX të Musk, e cila vlerësohet në 350 miliardë dollarë.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë

BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë

Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore

Sulm para Ambasadës izraelite në Beograd, vritet agresori

A është e dënuar Europa?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump ul pritshmëritë për takimin Putin-Zelenski
Artikulli tjetër Trump bëhet presidenti i parë që shkarkon guvernatorin e Rezervës Federale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit
Analize Bota Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.