KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Energjia diellore shkaktoi “black out”-in në Spanjë e Portugali
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Energjia diellore shkaktoi “black out”-in në Spanjë e Portugali
AktualeBotaFokusSociale

Energjia diellore shkaktoi “black out”-in në Spanjë e Portugali

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2025 11:36 am
205 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Janë publikuar shpjegimet e para zyrtare mbi arsyet që shkaktuan ndërprerjen masive të energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali të hënën e 28 prillit. Sipas operatorit spanjoll të rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike REE (Red Electrica de Espana), pati dy defekte.
Në orën 12:33, rrjeti pati një goditje të parë, por pothuajse menjëherë u stabilizua.

Megjithatë, pas 1 sekonde e gjysmë, ndodhi një “ngjarje” e dytë, e ngjashme me të parën. 3.5 sekonda më vonë paqëndrueshmëria shkaktoi shkëputjen e lidhjes elektrike midis Spanjës dhe Francës, domethënë me pjesën tjetër të rrjetit evropian.

Operatori i rrjetit nuk e zbuloi dot origjinën e dy “ngjarjeve”, pra se çfarë i shkaktoi ato. REE foli për një “lëkundje të fortë në rrjedhën e energjisë”, e cila shkaktoi “një humbje shumë të konsiderueshme të gjenerimit”. Kjo humbje e gjenerimit tejkaloi kapacitetin e sistemeve të energjisë elektrike për t’u përballuar dhe rrjeti spanjoll u shkëput nga sistemi evropian. Sistemi elektrik më pas u shemb, duke shkaktuar humbje të tensionit në pikat e energjisë në rrjetet spanjolle dhe portugeze.

Ajo që pranoi Ree është se, shkaku i dy “ngjarjeve” që çuan në shembjen e sistemit duhet kërkuar në juglindje të gadishullit, në rajonin e Extremadurës. Ky është një nga territoret që gjeneron më shumë energji elektrike, falë pranisë së centraleve hidroelektrike dhe diellore dhe nga centralet bërthamore më të fuqishmit të vendit. Kreu i REE tha se “është e mundshme” që shkaku i asaj që ndodhi qëndron në sistemet fotovoltaike.

Kryeministri portugez Luis Montenegro tha se nuk kishte asnjë shenjë të një sulmi kibernetik, por të dy vendet po shqyrtonin ende të gjitha hipotezat. Gjithashtu janë përjashtuar incidente të tjera si një zjarr ose një ndryshim i menjëhershëm i temperaturës që u hipotetizuan ditën e ndërprerjes së energjisë.

Problemi duket të jetë mbiprodhimi i energjisë diellore, që iu bashkua një problemi të balancimit të sasisë së energjisë së futur në rrjet dhe asaj të absorbuar nga kërkesa e konsumatorit. Përgjigja përfundimtare, sipas operatorit spanjoll të rrjetit, do të vijë vetëm kur të dhënat nga qendrat e prodhimit të energjisë të bëhen publike.

 

Marrë nga EFE.es

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet e 11 majit, mbërrijnë mbi 80 mijë vota nga emigrantët, në KQZ
Artikulli tjetër Kremlini: Paqja në Ukrainë s’mund të arrihet aq shpejt sa do SHBA-ja

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.