KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: FBI: Koreja e Veriut pas vjedhjes së fundit të kriptomonedhave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > FBI: Koreja e Veriut pas vjedhjes së fundit të kriptomonedhave
AnalizeBotaFinanceFokusSocialeZhvillim

FBI: Koreja e Veriut pas vjedhjes së fundit të kriptomonedhave

Përditësimi i fundit: 2 Nëntor, 2026 8:35 am
14 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

FBI-ja njoftoi se pas vjedhjes së mbi 6 miliardë dollarëve në asete virtuale nga bursa e kriptomonedhave Binance është Koreja e Veriut

“Republika Popullore Demokratike e Koresë (Koreja e Veriut) është përgjegjëse për vjedhjen e më shumë se 6 miliardë dollarëve në asete virtuale nga bursa e kriptomonedhave Binance, më ose rreth datës 29 tetor 2026″, tha FBI në një deklaratë.

Vjedhja, e cila ndodhi brenda pak minutash, vlerësohet si grabitja më e madhe e kriptomonedhave deri tani.

Asetet e vjedhura përfshinin bitcoin, ethereum dhe monedha të qëndrueshme (stablecoins) si tether dhe USD Coin, vlera e të cilave është e lidhur me valutat tradicionale.

Lajmi për sulmin kibernetik shkaktoi të premten (30.10.) rënie e çmimit të shumicës së kriptomonedhave kryesore .

Ç’thuhet në njoftimin e FBI-së?

FBI-ja deklaroi se vjedhja lidhej me “veprimtari keqdashëse kibernetike” nga një entitet i njohur si TraderTraitor, i njëjti grup që hakeroi 1.5 miliardë dollarë nga platforma Bybit vitin e kaluar.

FBI tha se i kishte “vëzhguar aktorët e TraderTraitor duke konvertuar asetet e vjedhura” kryesisht në kriptomonedhën ethereum.

“Pritet që këto asete të pastrohen më tej duke u konvertuar përmes shërbimeve DeFi (financa të decentralizuara) dhe platformave të shkëmbimit të menjëhershëm, si pjesë e fazave të mëtejshme të pastrimit të parave”, shtoi FBI-ja.

FBI-ja u kërkoi bursave të kriptomonedhave, kompanive që analizojnë blockchain-in dhe aktorëve të tjerë të bllokojnë transaksionet e lidhura me adresa të ndryshme, për të parandaluar pastrimin e parave dhe fshehjen e origjinës së tyre.

Çfarë tha Binance për grabitjen?

Binance është bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë për nga vëllimi ditor i tregtimit.

Bursa njoftoi të shtunën (31.10.) se po përdorte fonde të kompanisë me vlerë mbi 6.34 miliardë dollarë për të blerë tokenë dhe për të rikuperuar rreth 90% të aseteve të vjedhura gjatë sulmit.

Sipas kompanisë 10% e mbetura përbëhen nga tokenë me likuiditet më të ulët, që do të thotë se mund të kërkojnë më shumë kohë për t’u riblerë.

“Angazhimi ynë mbetet i pandryshuar: Binance do të mbulojë plotësisht ndikimin financiar të fondeve të vjedhura në këtë incident”, shkroi kompania në platformën X.

Grabitja ndodhi në një kohë kur po shtohen shqetësimet se aftësitë gjithnjë e më të avancuara të modeleve të inteligjencës artificiale mund të rrezikojnë sistemet e kriptografisë dhe protokollet e sigurisë së teknologjisë së informacionit.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SHBA, 52 milionë amerikanë kanë votuar me postë/ Shpenzohen 11.6 miliard dollarë në fushatë

Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët

Kimi Antonelli shkruan historinë, Italia feston pas 73 vitesh

Antonelli kurorëzohet kampion bote në Formula 1, Verstappen fiton Çmimin e Madh të Meksikës

Klanet shqiptare shtrijnë aktivitetin në Itali, nga trafiku i kokainës te baret dhe restorantet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Serbi, arrestohet shefi i policisë për shërdorim detyre
Artikulli tjetër Klanet shqiptare shtrijnë aktivitetin në Itali, nga trafiku i kokainës te baret dhe restorantet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Serbi, arrestohet shefi i policisë për shërdorim detyre
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 2 Nëntor, 2026
Banka Qendrore e Serbisë i heq licencën bankës së biznesmenit, për të cilin u kërkuan sanksione amerikane
Analize Finance Fokus Rajoni Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ku pritet gara më e fortë?
Analize Bota Politike Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.