KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ku pritet gara më e fortë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ku pritet gara më e fortë?
AnalizeBotaPolitikeZhvillim

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ku pritet gara më e fortë?

Përditësimi i fundit: 2 Nëntor, 2026 8:29 am
33 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Të martën, më 3 nëntor, në Shtetet e Bashkuara zhvillohen zgjedhjet. Këtë herë, amerikanët nuk votojnë se kush do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, por se kush do të zerë vend në Kapitol: janë zgjedhjet e mesmandatit, të ashtuquajturat midterm elections.

Këto zgjedhje zhvillohen çdo katër vjet, pikërisht në mes të mandatit mes dy zgjedhjeve presidenciale. Qytetarët me të drejtë vote në SHBA vendosin se kush do t’i përfaqësojë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, dy dhomat e Kongresit. Përveç kësaj, në disa shtete votohet edhe për guvernatorin ose guvernatoren.

Por përtej këtyre vendimeve, që shfaqen qartë në fletën e votimit, zgjedhësit japin edhe një vlerësim tjetër.

Zgjedhjet e mesmandatit janë “shpesh një referendum për presidentin dhe partinë që është në pushtet”, pati shpjeguar J. Miles Coleman, analist i zgjedhjeve në Qendrën për Politikë të Universitetit të Virxhinias në SHBA, para zgjedhjeve të fundit të mesmandatit në vitin 2022. Kur qytetarët janë të kënaqur, partia e presidentit del më mirë në zgjedhje; kur mbizotëron pakënaqësia, rezultatet janë më të dobëta. Aktualisht, niveli i mbështetjes për presidentin Donald Trump ka rënë në nivelin më të ulët historik.

Kë zgjedhin amerikanët në zgjedhjet e mesmandatit?

Të gjitha vendet në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së janë në garë. Në të gjithë vendin, qytetarët me të drejtë vote zgjedhin 435 anëtarët me të drejtë vote të kësaj dhome. Çdo deputet ose deputete përfaqëson një zonë zgjedhore. Këto zona përcaktohen në bazë të numrit të popullsisë.

Kështu, shtete relativisht të mëdha për nga sipërfaqja, si Wyoming, por me popullsi të vogël, kanë vetëm një vend në Dhomën e Përfaqësuesve. New Jersey, i cili është dukshëm më i vogël për nga sipërfaqja, por ka më shumë banorë, ka 12 vende. Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve zgjidhen për një mandat dyvjeçar.

Ndërsa mandati i një senatori amerikan zgjat gjashtë vjet. Senati, dhoma tjetër e Kongresit, ka 100 vende, nga dy për secilin prej 50 shteteve, pavarësisht nga madhësia e tyre. Çdo dy vjet rinovohet rreth një e treta e vendeve. Në zgjedhjet e këtij viti, amerikanët votojnë për 35 vende. Ndryshe nga Dhoma e Përfaqësuesve, në zgjedhjet e mesmandatit nuk zhvillohen votime për Senatin në të gjitha shtetet.

Përveç kësaj, qytetarët në 36 shtete zgjedhin guvernatorin ose guvernatoren e tyre. Mandati zakonisht zgjat katër vjet. Në SHBA, shumë vendime merren në nivel shtetëror, që nga e drejta e abortit dhe çështjet e arsimit deri te organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve. Prandaj, fakti nëse demokratët apo republikanët kanë pushtetin në një shtet të caktuar ndikon ndjeshëm në jetën e qytetarëve.

Kush e ka shumicën në Kongresin amerikan?

Aktualisht, republikanët, partia e presidentit Trump, kanë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit. Megjithatë, epërsia e tyre është e vogël.

Në Dhomën e Përfaqësuesve ka aktualisht 218 republikanë, 214 demokratë dhe një deputet të pavarur, i cili zakonisht voton me republikanët. Dy vende janë vakante. Ekspertët e konsiderojnë të mundshme që demokratët të marrin shumicën në këtë dhomë në zgjedhjet e ardhshme.

“Do të ishte befasi nëse demokratët nuk do të fitonin të paktën Dhomën e Përfaqësuesve”, tha Coleman në fund të tetorit për televizionin amerikan CBS.

Në Senat janë aktualisht 53 republikanë dhe 45 demokratë, si dhe dy senatorë të pavarur, të cilët zakonisht votojnë me demokratët. Në rast se një votim në Senat përfundon me barazim 50 me 50, vota vendimtare i takon nënpresidentit. Kështu, aktualisht nënpresidenti i Trumpit, republikani JD Vance, mund të luajë rolin vendimtar në raste të tilla.

Pse janë të rëndësishme zgjedhjet e mesmandatit?

Pjesëmarrja në zgjedhjet e mesmandatit është më e ulët se në zgjedhjet presidenciale. Megjithatë, rezultati i tyre ka ndikim vendimtar në politikën amerikane gjatë viteve të ardhshme.

Edhe pse presidenti i SHBA-së ka kompetenca të gjera dhe mund të marrë një sërë vendimesh përmes urdhrave ekzekutivë, shumë masa duhet të miratohen nga Kongresi. Pa miratimin e tij, ato nuk mund të zbatohen.

Për Trumpin është shumë më e lehtë të zbatojë politikat e tij kur republikanët kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit. Nëse demokratët fitojnë shumicën në njërën apo edhe në të dyja dhomat, Trumpi do ta ketë më të vështirë të realizojë ndryshimet e synuara në politikën e brendshme dhe të jashtme.

Ku zhvillohen garat vendimtare?

Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratëve do t’u mjaftonte të fitonin vetëm katër vende më shumë për të siguruar shumicën me 218 deputetë. Nga 435 garat, vetëm në disa rezultati konsiderohet ende krejtësisht i hapur. Mes tyre janë disa zona zgjedhore në Iowa, Virginia dhe Montana.

Në zgjedhjet për Senatin, një ndër garat më interesante zhvillohet në Texas. Sipas sondazheve aktuale, demokrati James Talarico është baras me rivalin e tij republikan Ken Paxton. Për të siguruar shumicën në Senatin amerikan, demokratëve do t’u duhej të fitonin katër vende shtesë.

Fakti që Texas mund të ishte një prej tyre do të përbënte një sensacion. Që nga viti 1994, asnjë demokrat nuk ka fituar atje një garë në nivel shtetëror. Talarico tani po mbështetet madje edhe nga disa anëtarë të familjes Bush, dinastia republikane nga e cila dolën presidentët George H. W. Bush dhe i biri, George W. Bush.

Në zgjedhjet për guvernatorë, për herë të parë në historinë e SHBA-së mund të zgjidhet një grua me ngjyrë në krye të një shteti.

Në Minnesota, demokratja Amy Klobuchar dhe republikanja me ngjyrë Lisa DeMuth garojnë për postin e guvernatores. Në Georgia, demokratja me ngjyrë Keisha Lance Bottoms kandidon për postin e guvernatores, ndërsa përballë saj është republikani Rick Jackson.

Fitorja e DeMuth në Minnesota konsiderohet e pamundur. Shteti njihet si demokrat dhe Klobuchar, si senatore prej shumë vitesh, gëzon një njohje më të madhe në publik. Ndërsa në Georgia, sipas sondazheve të fundit, gara është shumë e ngushtë. Bottoms ka shanse reale për fitore.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

21 ditë protestë kundër Ramës/ Studentët mblidhen në orën 12:00

AKU mangësi në kontrollet për miellin/ Raporti i KLSH-së, importohen 2.1 milionë tonë drithëra, 1.5 milion nga Serbia dhe Rusia

SHBA, 52 milionë amerikanë kanë votuar me postë/ Shpenzohen 11.6 miliard dollarë në fushatë

Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët

Kimi Antonelli shkruan historinë, Italia feston pas 73 vitesh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
Artikulli tjetër Banka Qendrore e Serbisë i heq licencën bankës së biznesmenit, për të cilin u kërkuan sanksione amerikane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Antonelli kurorëzohet kampion bote në Formula 1, Verstappen fiton Çmimin e Madh të Meksikës
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 2 Nëntor, 2026
Klanet shqiptare shtrijnë aktivitetin në Itali, nga trafiku i kokainës te baret dhe restorantet
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
FBI: Koreja e Veriut pas vjedhjes së fundit të kriptomonedhave
Analize Bota Finance Fokus Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Serbi, arrestohet shefi i policisë për shërdorim detyre
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.