KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Garancia 15 mijë dollarë, Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Garancia 15 mijë dollarë, Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat
BotaFinanceFokusKryesoreSociale

Garancia 15 mijë dollarë, Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

Përditësimi i fundit: 7 Gusht, 2025 10:01 am
242 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e një vize për në Shtetet e Bashkuara.

Të paktën për momentin. Në një deklaratë për shtyp të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se projekti pilot 12-mujor, që nis të zbatohet më 20 gusht, do të aplikohet fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe Zambia, dy vende të Afrikës Jugore dhe Juglindore.

Burime nga Ministria e Jashtme thanë se deri tani nuk ka njoftim për këtë program pilot, por me hyrjen në fuqi të programit, do të oftohen vendet që mund t’i shtohen listës.

Subjekt i kësaj mase janë aplikantët për viza turistike dhe biznesi. Projekti parashikon 3 nivele garancish: 5 mijë, 10 mijë dhe 15 mijë dollarë, dhe do të jenë punonjësit e ambasadave që do të përcaktojnë se cilën shumë duhet të vendosin si garanci aplikantët, duke u bazuar në kriteret e rrezikshmërisë së shkeljes së vizave, një prej të cilëve është historiku i udhëtimeve.

Sipas një raporti për vitin 2023 të Departamentit për Sigurinë e Brendshme, 42% e rreth 11 milionë të huajve që jetojnë në SHBA kanë hyrë me vizë të rregullt me afat dhe nuk u larguan më. Përqindjen më të lartë të shtetasve që shkelën afatin e vizave gjatë 2023-shit e ka Çadi me 50%, Laosi me 35% dhe Haiti me 31%.

Shifra e shtetasve shqiptarë që shkelën afatin gjatë 2023-shit është rreth 2.3%. Malaui dhe Zambia, ku aplikohet fillimisht projekti pilot, kanë nivele po ashtu të ulëta: 10% – 14%. Ndërsa vendet me numrin më të madh të shtetasve që shkelin afatin e vizave janë Meksika, Kolumbia, Haiti, etj.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përveç burimeve njerëzore, Shqipëria ka çmime më të larta se Europa për inputet e investimeve
Artikulli tjetër Evropa përballet me pasojat ekstreme të klimës së korrikut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.