KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Irani godet objektiva në gjithë Lindjen e Mesme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Irani godet objektiva në gjithë Lindjen e Mesme
AktualeAnalizeBotaFokus

Irani godet objektiva në gjithë Lindjen e Mesme

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2026 10:39 am
32 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Irani ka goditur objektiva në të gjithë Lindjen e Mesme, duke shkaktuar disa zjarre në një rafineri nafte në Kuvajt, ndërsa sulmet ajrore amerikano-izraelite kanë goditur Republikën Islamike të premten.

Pavarësisht pretendimeve nga SHBA-ja dhe Izraeli se kapacitetet ushtarake të Iranit janë pothuajse shkatërruar, Teherani ka vazhduar presionin ndaj Izraelit dhe vendeve arabe të Gjirit, duke goditur herët të premten rafinerinë e naftës Mina al-Ahmadi në Kuvajt me një sulm me dronë.

Rafineria është goditur disa herë gjatë luftës, ndërsa kompania shtetërore Kuwait Petroleum Corp. njoftoi se zjarrfikësit po punonin për të vënë nën kontroll disa vatra zjarri.

Autoritetet në Kuvajt gjithashtu bënë të ditur se një sulm iranian ka dëmtuar një impiant desalinizimi. Këto impiante sigurojnë pjesën më të madhe të ujit për vendet arabe të Gjirit dhe një pjesë të konsiderueshme edhe për Iranin.

Sirenat alarmuese u dëgjuan edhe në Bahrejn për shkak të paralajmërimeve për sulme iraniane, Arabia Saudite njoftoi se kishte shkatërruar disa dronë iranianë, ndërsa në Emiratet e Bashkuara Arabe u aktivizuan sistemet e mbrojtjes. Izraeli raportoi gjithashtu për sulme me raketa.

Ndërkaq, raportohet edhe për sulme amerikano – izraelite rreth Teheranit dhe në qytetin qendror të Isfahanit, por ende nuk është e qartë se cilat objektiva janë goditur.

Sulmet e Iranit ndaj infrastrukturës energjetike në rajonin e Gjirit dhe kontrolli i tij i fortë mbi Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror në botë në kohë paqeje, kanë bërë që çmimet e naftës të rriten ndjeshëm dhe po ndikojnë në ekonominë globale.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

GJKKO dënon me 4 burg ish-kryebashkiakun e Finiqit

Rrëmbyesit e bosit të Call Centerave janë dy djemtë e pronarit të UBA Bank

Një vit para zgjedhjeve 2027, Bashkia Tiranë rrit pagat

Aeroportet europiane paralajmerojnë probleme të mëdha me fluturimet

Përplasjet e klaneve shqiptare shtrihen edhe në Zvicër, deputeti i Ramës porositi vrasje

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lufta përçan familjet iraniane
Artikulli tjetër Trumpi shkarkon prokuroren e përgjithshme Pam Bondi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Uji “i pijshëm” vetëm në dokumente
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Prill, 2026
Deputetë dhe banorë në gjyq: Rasti “Gener 2” ngre shqetësimin për presione
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Prill, 2026
Një 18-vjeçar shqiptar vodhi të dhënat e lojës ‘GTA 6’, tre vite më parë
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 14 Prill, 2026
33 tendera me shkelje në Spitalin Psikiatrik të Vlorës
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 14 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.