KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Izraeli paralajmëroi për luftë tokësore, “tërhiqet” Irani
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Izraeli paralajmëroi për luftë tokësore, “tërhiqet” Irani
BotaZhvillim

Izraeli paralajmëroi për luftë tokësore, “tërhiqet” Irani

Përditësimi i fundit: 30 Shtator, 2024 5:06 pm
187 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Irani tha se nuk do të dërgojë forca në Liban ose në Rripin e Gazës për të luftuar kundër Izraelit mes sulmeve të intensifikuara ndaj Hezbollahut – një grup militant dhe parti politike e mbështetur nga Irani që kontrollon pjesën më të madhe të jugut të Libanit.

Nga sulmet e Izraelit në Liban është vrarë lideri i grupit militant, Hassan Nasrallah, dhe disa nga anëtarët e tjerë të lartë të këtij grupi, duke shtuar shqetësimet se konflikti mund ta përfshijë të gjithë rajonin.

“Nuk ka nevojë të dërgojmë forca shtesë ose vullnetare nga Republika Islamike e Iranit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanani, më 30 shtator, duke shtuar se Libani dhe luftëtarët në territoret palestineze “kanë aftësinë dhe forcën për ta mbrojtur veten kundër agresionit”.

Deklarata e Kananit erdhi pasi Naim Qassem, zëvendësshefi i Hezbollahut – që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka përfshirë vetëm krahun e tij të armatosur në listën e zezë, por jo partinë politike – tha se një zëvendësues për Nasrallah do të gjendet “shumë shpejt”.

Në mesazh, ai tha se përzgjedhja do të bëhej sipas procedurave të rregullta të Hezbollahut. Ai nuk dha detaje të mëtejshme. Partia politike e Hezbollahut ka vende në parlamentin libanez.

Nasrallah u vra javën e kaluar në një sulm ajror izraelit në qendrën jugore të komandës së Hezbollahut. Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, vizitoi zyrën e Hezbollahut në Teheran më 30 shtator “për ta nderuar” Nasrallahun, sipas faqes zyrtare të qeverisë.

Sulmet ajrore të Izraelit vazhduan edhe më 30 shtator, me një goditje në qendër të Bejrutit për herë në gati një vit konflikt me Hezbollahun, që filloi pasi një grup tjetër i mbështetur nga Irani, i njohur si Hamas – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – nisi një operacion kundër Izraelit që vrau rreth 1.200 persona dhe mori peng 250 të tjerë, të cilët u dërguan në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite gjithashtu ka zgjeruar sulmet e saj ndaj grupeve militante të mbështetura nga Irani, duke goditur qytetin e Hodeidës në Jemen, të mbajtur nga rebelët Huthi aleatë me Teheranin. Izraeli intensifikoi edhe sulmet ajrore në bastionet e Hezbollahut në jug të Bejrutit dhe në zona të tjera në Liban, duke rritur frikën në mesin e liderëve globalë për një luftë rajonale në Lindjen e Mesme.

Humbjet e pësuara nga Hezbollahu duket se janë më të rëndat që nga krijimi i grupit militant në vitin 1982 me ndihmën e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, për ta frenuar një pushtim izraelit të Libanit.

Nasrallahu u bashkua me Hezbollahun për të luftuar në atë konflikt dhe në vitin 1992 u bë udhëheqësi i tij, duke e ndërtuar grupin në forcën më të fuqishme ushtarake dhe politike të Libanit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar

Vuçiç letër NATO-s kundër hapjes së Urës së Ibrit

Si po e rigjallëron Trump demokracinë në Shqipëri?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Seanca parlamentare mbyllet me një kërcënim për opozitën
Artikulli tjetër Trashëgimtarët e shqiponjës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi
Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 18 Gusht, 2026
Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.