KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Izraeli paralajmëron libanezët, të mos kthehen në zonën kufitare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Izraeli paralajmëron libanezët, të mos kthehen në zonën kufitare
AktualeBotaKoment

Izraeli paralajmëron libanezët, të mos kthehen në zonën kufitare

Përditësimi i fundit: 25 Janar, 2025 8:28 pm
145 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ushtria izraelite i ka paralajmëruar të shtunën banorët e fshatrave të Libanit afër kufirit me Izraelin, të mos kthehen deri në njoftimin e radhës, një ditë pasi Izraeli ka deklaruar se trupat e tij do të qëndrojnë në jug të Libanit edhe pas së dielës.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja që përfundoi luftën e vitit të kaluar në mes Izraelit dhe Hezbollahut parashihte se forcat izraelite duhej të tërhiqeshin derisa luftëtarët dhe armët e grupit të mbështetur nga Irani të largohen nga jugu dhe të vendoset ushtria libaneze. Marrëveshja ka pasur periudhë 60-ditore dhe përfundon të dielën.

Por të premten Izraeli ka njoftuar se parametrat e armëpushimit nuk janë ndjekur plotësisht nga Libani, që nënkupton qëndrimin e forcave izraelite edhe pas të dielës, pa caktuar se sa gjatë.

Ushtria libaneze ka deklaruar të shtunën se Izraeli po e vonon tërheqjen.

Në njoftim në rrjetin social X, ushtria izraelite ka postuar një hartë që tregon shumë fshatra në jug të Libani duke ua rikujtuar banorëve që u ndalohet të kthehen në shtëpitë e tyre deri në njoftimin e radhës.

“Çdo kush që lëviz në jug të kësaj linje, e vendos veten në rrezik”, ka shkruar ushtria në X. Linja zgjatet nga Shebaa, më pak se dy kilometra nga kufiri në lindje, deri te Mansouri në perëndim – rreth dhjetë kilometra nga kufiri.

Armëpushimi u ka dhënë fund më shumë se një vit luftimesh të cilat ishin nxitur nga lufta në Gazë dhe kulmoi me ofensivë të madhe të ushtrisë izraelite kundër Hezbollahut, e cila zhvendosi më shumë se një milion njerëz në Liban dhe e dobësoi shumë organizatën.

Ushtria izraelite ka shtuar se është duke konfiskuar armë të Hezbollahut dhe po ia shkatërron infrastrukturën.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të premte, se një zgjatje e shkurtë e armëpushimi është e nevojshme urgjentisht.

Hezbollah, i cili ka pësuar humbje të mëdha gjatë luftës, ka deklaruar të enjten  se çdo vonesë në tërheqjen e trupave izraelite do të ishte shkelje e papranueshme e marrëveshjes dhe se është përgjegjësia e shtetit të Libanit të reagojë. Hezbollah ka deklaruar se shteti libanez duhet të përballet me situatën “me të gjitha mënyrat dhe metodat që garantohen me të drejtën ndërkombëtare”.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Napoli i shkakton Juventusit humbjen e parë në Serie A
Artikulli tjetër Bayerni lë pas humbjen nga Feyenoordi, mposht Freiburgun

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it
Analize Fokus Sociale Sporti Zhvillim 9 Tetor, 2026
Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 9 Tetor, 2026
Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.