KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Izraeli thotë se ka sulmuar një objekt për prodhimin e centrifugave në Iran
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Izraeli thotë se ka sulmuar një objekt për prodhimin e centrifugave në Iran
AktualeAnalizeBotaFokus

Izraeli thotë se ka sulmuar një objekt për prodhimin e centrifugave në Iran

Përditësimi i fundit: 18 Qershor, 2025 10:30 am
195 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Për të gjashtën ditë me radhë, Izraeli dhe Irani kanë vazhduar sulmet ndaj njëri-tjetrit, disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i kërkoi Republikës Islamike “dorëzim pa kushte”.

Aeroplanët ushtarakë izraelitë goditën kryeqytetin iranian pak para agimit të mërkurën, pasi ushtria lëshoi paralajmërime që civilët të largoheshin nga një qark i Teheranit.

Më pas, ushtria izraelite tha se ka goditur objekte për prodhimin e armëve dhe një qendër që përdoret për të prodhuar centrifuga në Teheran.

“Më shumë se 50 aeroplanë ushtarakë izraelitë kanë kryer një sërë sulmesh në zonën e Teheranit në orët e fundit. Si pjesë e përpjekjes më të gjerë për të ndërprerë programin e Teheranit për zhvillimin e armëve bërthamore, një ndërtesë për prodhimin e centrifugave në Teheran është shënjestruar”, u tha në deklaratë.

Centrifugat janë makina që përdoren për pasurimin e uraniumit, përkatësisht, ato shërbejnë për të ndarë izotopet e uraniumit, kryesisht për të rritur përqindjen e uraniumit-235, i cili, nëse arrin nivel të lartë të pastërtisë, mund të përdoret për armë bërthamore.

“Gjatë valës së sulmeve, disa ndërtesa për prodhimin e armëve janë goditur, përfshirë ndërtesa për prodhimin e lëndëve të para dhe komponentëve që përdoren për montimin e raketave tokë-tokë”, shtoi ushtria izraelite.

Ndërkaq, mëngjesin e 18 qershorit, Irani tha se ka sulmuar me raketa hipersonike Izraelin. Teherani u kërkoi banorëve të Tel Avivit që të përgatiten për një sulm, ndërsa Garda Revolucionare Islamike pretendoi se ka përdorur raketat hipersonike Fattah-1 për të sulmuar strehimore dhe një qendër tregtare.

“Vala e 11-të e operacionit tonë ‘Premtimi i Sinqertë 3’ duke përdorur raketa Fattah-1” u realizua, tha Garda Revolucionare përmes një njoftimi që u transmetua në televizionin shtetëror iranian.

Raketat hipersonike fluturojnë pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe mund të manovrojnë gjatë fluturimit, duke i bërë më të vështira për t’u gjurmuar dhe për t’u rrëzuar.

Republika Islamike gjithashtu tha se ka lëshuar dronë drejt Izraelit. Sipas ushtrisë izraelite, dy prej dronëve janë rrëzuar mbi zonën e Detit të Vdekur.

Fuqitë perëndimore po përpiqen që të shmangin që ky konflikt të shndërrohet në një luftë rajonale.

Të martën mbrëma, në biseda të ndara telefonike me homologun e tij iranian dhe me të dërguarin amerikan Steve Witkoff, ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdelatty, ka bërë thirrje për zgjidhje diplomatike.

Presidenti amerikan, Donald Trump, një ditë më parë kërkoi nga Republika Islamike që të “dorëzohet pa kushte”.

Ai gjithashtu tha se SHBA-ja me lehtësi mund të vrasë udhëheqësin suprem të Iranit.

“Ne e dimë saktësisht se ku po fshihet i ashtuquajturi ‘lider suprem’. Ai është një cak i lehtë, por është i sigurt aty ku është. Ne nuk do ta vrasim, të paktën tani për tani”, shkroi ai në platformën Truth Social.

Më pas, ai u takua me Këshillin Amerikan të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për konfliktin. Por, pas takimit nuk pati ndonjë deklaratë publike.

Izraeli e nisi fushatën ajrore ndaj Iranit më 13 qershor, duke argumentuar se sulmet ndaj udhëheqësve ushtarakë, shkencëtarëve bërthamorë iranianë, qendrave për pasurim të uraniumit dhe programit të raketave balistike janë të domosdoshme për të parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore.

Irani pretendon se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore, duke thënë se nuk dëshiron të zhvillojë armë bërthamore.

Si pasojë e sulmeve, në Iran janë vrarë të paktën 224 persona, ndërsa në Izrael është raportuar për 24 të vrarë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
Artikulli tjetër Aleksandër Vulin me punë të re në një organizatë, të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.