KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Jack Smith: Trumpi do të dënohej për trazirat në Capital, po të mos bëhej president
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Jack Smith: Trumpi do të dënohej për trazirat në Capital, po të mos bëhej president
BotaOpinionZhvillim

Jack Smith: Trumpi do të dënohej për trazirat në Capital, po të mos bëhej president

Përditësimi i fundit: 14 Janar, 2025 10:12 am
118 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Donald Trump do të dënohej për tentimin për të marrë pushtetin në vitin 2020, por shpëtoi falë fitores në zgjedhjet e vitit 2024, sipas prokurorit special që e hetoi, Jack Smith.

Një raport i detajuar i gjetjeve të ekipit të tij për përpjekjet e Trumpit për të përmbysur demokracinë, u publikua nga Departamenti i Drejtësisë të martën.

Pas tensioneve në Capitol më 6 janar 2021, Smith ishte caktuar prokuror special për të hetuar përpjekjet e Trumpit për t’i përmbysur zgjedhjet e 2020-s në të cilat ai humbi.

Hetimi i tij kulmoi me një raport të detajuar të dorëzuar te prokurori i përgjithshëm, Merrick Garland.

Në të, Smith ka shprehur sigurinë se beson që dëshmitë që i ka pasur ishin të mjaftueshme për të dënuar Trumpin, nëse fitorja e tij më 2024 s’do ta bënte të pamundur vazhdimin e gjykimit.

“Këndvështrimi i departamentit se Kushtetuta ndalon vazhdimin e gjykimit ose gjykimin e një presidenti, është kategorik dhe nuk ka të bëjë me peshën e krimeve për të cilat akuzohet, fuqinë e provave apo meritat e prokurorisë, pas së cilës zyra qëndron plotësisht”, ka shkruar Smith. “Padyshim, në rastin e zotit Trump dhe kthimin e tij në Presidencë, zyra vlerësoi se provat e pranueshme ishin të mjaftueshme për të marrë dënim në gjyq”.

Trumpi akuzohej për rolin e tij në nxitjen e trazirave të 6 janarit, duke u akuzuar nga një panel i Kongresit se nxiti “komplot”. Ai akuzohej nga Departamenti i Drejtësisë për katër akuza, përfshirë “komplotin për të mashtruar”.

Trumpi në të gjitha akuzat u deklarua i pafajshëm.

Pas lirimit, në një shkrim në rrjetin e tij social “Truth Social”, presidenti i zgjedhur e quajti Smithin “prokuror të çmendur që nuk ishte në gjendje ta zgjidhte rastin pa u bërë president”.

Smith u largua nga Departamenti i Drejtësisë javën e shkuar. Ai akuzohej nga Trumpi se ka nisur hetimet me motive politike.

Pas fitores në nëntor të 2024-s, akuzat ndaj tij u hodhën poshtë, pasi Kushtetuta ndalon ndjekjen e një presidenti.

Trumpi do të inaugurohet si president i 47-të të hënën. Javën e shkuar ai u dënua, por pa burg a gjobë, për 34 akuzat për dhënien e parave për heshtjen e një ylli për të rritur, gjatë zgjedhjeve të 2016-s.

 

Marrë nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?

Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore

Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 2018-2023, ekonomia e llaçit dhe tullave, investimet në makineri e pajisje me rënie
Artikulli tjetër Difekt në linjën e Tensionit të Lartë Prrenjas-Mokër, mijëra familje pa energji

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Tetor, 2026
Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Tetor, 2026
Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.