KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 2018-2023, ekonomia e llaçit dhe tullave, investimet në makineri e pajisje me rënie
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 2018-2023, ekonomia e llaçit dhe tullave, investimet në makineri e pajisje me rënie
AnalizeEkonomiKryesore

2018-2023, ekonomia e llaçit dhe tullave, investimet në makineri e pajisje me rënie

Përditësimi i fundit: 14 Janar, 2025 10:07 am
134 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga totali i investimeve që janë bërë në ekonomi, pesha e makinerive dhe pajisjeve erdhi në ulje vitet e fundit. Treguesi i Formimit Bruto të Kapitalit Fiks, që mat shpenzimet e kryera për kapitale të reja ose për shpenzime që zgjerojnë kapacitetin prodhues tregoi se, investimet në makineri dhe pajisje janë me rënie ndërmjet 2018 dhe 2023, ndërsa është rritur pesha e investimeve në banesa dhe ndërtesa të reja.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, investimet në makineri dhe pajisje zinin 27.7% të Formimit Bruto të Kapitalit Fiks, ndërsa në vitin 2023 zunë 24.4 ose 3.2 pikë për qind më pak.

Rënia e investimeve për makineri dhe pajisje dhe orientimi në llaç e tulla tregon për dinamikë të dobët të investimeve që nuk gjenerojnë produktivitet në të ardhmen. Importet dhe investimet në makineri dhe pajisje janë një tregues i hershëm i ecurisë së prodhimit. Vitet e fundit, një pjesë e madhe fitimeve që gjeneron ekonomia shkojnë si investime në ndërtim.

Sipas të dhënave zyrtare nga Formimi Bruto i Kapitalit Fiks, pesha e investimeve në sektorin e ndërtimit u zgjerua me 5.7 pikë për qind ndërmjet 2018-2023. Në vitin 2018-n, pesha e ndërtimit në investimet e brendshme ishte 67.7%, ndërsa në vitin 2023 është 73.5%.
Shqipëria doli nga tranzicioni me një popullsi të re në moshë, me plot burime natyrore. Nëse investimet do të kanalizoheshin tek njerëzit dhe tek rritja e vlerës së burimeve Shqipëria do të kishte arritur standardet e BE-së.

Nisur nga lejet e dhëna për kulla të larta me herët këtë vit dhe projektet e qeverisë për investime kapitale, sektori i ndërtimit do të jetë sërish dominues në tërheqjen e investimeve të brendshme.

Ekspertët pohojnë se në afatin e shkurtër, investimi në ndërtim mund të ndikojë në rritjen e qarkullimit të parave dhe hapjen e vendeve të reja të punës, por që në afat të gjatë nuk i jep vlerë të shtuar ekonomisë, teksa nuk ndikon në rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë. Teksa kanalizoi në ndërtim rreth 70 për qind të fitimeve në tre dekadat e fundit vendi ynë ka mbetur shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon dhe në Europë.

Në Europë dhe në rajon, fitimet që gjeneron ekonomia shkojnë për inovacion dhe në teknologji, pasi këto sektorë gjenerojnë kthim të qëndrueshëm në afat të gjatë dhe me vlerë të lartë.

Varësia e ekonomisë ndaj sektorit të ndërtimit në Shqipëri ishte më e larta në Europë në vitin 2023, sipas të dhënave që janë përditësuar nga Eurostat. Shpenzimet nominale për ndërtimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2023 në Shqipëri ishin 19.1%, nga 18.8% vitin e kaluar.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, rinisin tensionet

Arbitrat shqiptarë gjykojnë dy ndeshje në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League

Pse serbët i urrejnë shqiptarët?

OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë

Protestë e tensionuar tek Ministria e Arsimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ekzekutimi i Kristian Markut, policia shoqëron 4 persona në Rrëshen
Artikulli tjetër Jack Smith: Trumpi do të dënohej për trazirat në Capital, po të mos bëhej president

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO vendos avokatë të Ndihmës Juridike Falas për Erion Veliajn
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 13 Tetor, 2026
Përshkallëzohet protesta në Ministrinë e Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Tetor, 2026
Vjedhje e hapur me hemodializën pas përfundimit të koncesionit
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 13 Tetor, 2026
Bryzh/ Banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra, pasi mbushi qytetin me kokainë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.