KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Japonia paralajmëron për “mega-tërmet” pas lëkundjes 7.5 ballë në Aomori
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Japonia paralajmëron për “mega-tërmet” pas lëkundjes 7.5 ballë në Aomori
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Japonia paralajmëron për “mega-tërmet” pas lëkundjes 7.5 ballë në Aomori

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2025 1:09 pm
149 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Japonia ka lëshuar një paralajmërim zyrtar për rrezik të shtuar të një mega-tërmeti, pasi një tërmet me magnitudë 7.5goditi brigjet lindore të prefekturës Aomori, në veri të ishullit kryesor Honshu.

Lëkundja shkaktoi 34 të lënduar të lehtë dhe dëme të kufizuara në rrugë dhe ndërtesa, ndërsa autoritetet theksuan se paralajmërimi nuk është një parashikim, por një masë paraprake sigurie. Sipas tyre, probabiliteti që të godasë një tërmet me magnitudë 8 apo më të madh është rreth 1%, por rreziku mbetet i rritur për javën e ardhshme.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se lëkundja e fuqishme e së hënës ka rritur potencialin për një tërmet shumë të fortë përgjatë rajoneve Hokkaido dhe Sanriku, zona pranë dy kanaleve të mëdha tektonike – Japan Trench dhe Chishima Trench – të cilat kanë prodhuar shumë prej tërmeteve më shkatërruese në historinë e Japonisë.

Ekspertët kujtojnë se tërmeti i vitit 2011, me magnitudë 9.0, që shkaktoi cunamin vdekjeprurës dhe dëmtimin e centralit Fukushima Daiichi, erdhi vetëm dy ditë pas një lëkundjeje 7.3 ballë në të njëjtën zonë.

Sipas vlerësimit të qeverisë japoneze, një tjetër tërmet i fuqishëm në zonën Hokkaido–Sanriku mund të shkaktojë:

  • Cunami deri në 30 metra të lartë

  • Deri në 199 mijë viktima

  • 220 mijë ndërtesa të shkatërruara

  • Dëme ekonomike deri në 31 trilionë jenë (rreth 198 miliardë dollarë)

Paralajmërimi aktual mbulon 182 bashki nga Hokkaido deri në Chiba.

Zyrtarët theksojnë se nuk ka asnjë parashikim për një mega-tërmet në një vend apo orar të caktuar. Por qytetarët këshillohen të jenë të përgatitur:

  • Mbajtja e një çantë emergjence me ushqime e mjete për disa ditë

  • Vendosja e kaskave dhe këpucëve pranë shtratit

  • Fjetja me rroba ditore, për të tentuar arratisjen menjëherë

  • Fiksimi i mobiljeve në mur

  • Diskutimi paraprak i rrugëve të evakuimit me familjen

Qytete si Iwaki në Fukushima kanë kërkuar nga banorët të regjistrohen në sistemet e alarmit emergjent, ndërsa zyrtarët në Oarai të Ibaraki kanë testuar pajisjet e komunikimit.

Një paralajmërim i ngjashëm në 2024 shkaktoi panik, me qytetarë që boshatisnin raftet e supermarketeve dhe institucione që anulonin evente, ndonëse Tokio nuk ishte pjesë e zonës së rrezikut.

Autoritetet këtë herë po përpiqen të shmangin kaosin, duke theksuar se paralajmërimi synon vetëm rritjen e gatishmërisëdhe jo nxitjen e frikës.

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shkencëtarët që këshilluan qeverinë britanike gjatë Covid-19, morën 230 milionë euro grante nga një investitor farmaceutik
Artikulli tjetër Air Albania anulon fluturimet për gjithë javën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.