KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kina heq në heshtje tarifat hakmarrëse për gjysmëpërçuesit amerikanë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kina heq në heshtje tarifat hakmarrëse për gjysmëpërçuesit amerikanë
AktualeBotaFinanceHI-TechSociale

Kina heq në heshtje tarifat hakmarrëse për gjysmëpërçuesit amerikanë

Përditësimi i fundit: 25 Prill, 2025 12:18 pm
286 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kina duket se ka hequr në heshtje tarifat hakmarrëse prej 125% për disa gjysmëpërçues të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, sipas informacioneve të dhëna për CNN të premten, nga tre agjenci importi në qytetin jugor të teknologjisë, Shenzhen.

Sipas agjencive, përjashtimet vlejnë për qarqet e integruara, të njohura ndryshe si mikroçipe apo gjysmëpërçues. Këto përjashtime, të cilat nuk janë shpallur zyrtarisht, janë zbuluar të enjten në mbrëmje.

Më 12 prill, Kina kishte rritur në 125% tarifat reciproke ndaj të gjitha mallrave me origjinë nga SHBA, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të rritur në 145% tarifat për mallrat kineze.

Për muaj me radhë, Pekini ka treguar vendosmëri dhe besim për të përballuar një luftë tregtare me SHBA-në, por përjashtimet e fundit sugjerojnë se Kina është e detyruar të heqë taksa për disa artikuj thelbësorë që nuk mund t’i prodhojë vetë apo t’i importojë nga vende të tjera.

Autoritetet kineze nuk e kanë konfirmuar publikisht këtë vendim. Administrata e Përgjithshme e Doganave dhe zyrat doganore në qytetet portuale Shenzhen dhe Zongshan, në provincën Guangdong, thanë se nuk janë në dijeni të përjashtimeve.

CNN ka kërkuar koment nga ministritë kineze të tregtisë dhe të punëve të jashtme.

Chen Shaoling, një menaxhere në kompaninë e logjistikës Zhengnenliang Supply Chain, tha për CNN se të enjten zbuloi se tarifat për tetë lloje të qarqeve të integruara – që përfshijnë shumicën e gjysmëpërçuesve, përveç çipave të memories – ishin ulur në zero. Ajo shtoi se zbulimi ndodhi gjatë një procesi rutinë zhdoganimi për klientët e saj.

“E morëm vesh vetëm pasi dorëzuam deklaratën – pa e bërë këtë hap, nuk do ta dinim,” tha Chen. “Lajmi po përhapet tani si zjarr i egër.”

Autoriteti doganor në Shenzhen duket se ka informuar disa kompani për këtë ndryshim. Kompania Shenzhen HJET Supply Chain postoi të enjten në rrjetin e saj zyrtar të mediave sociale një njoftim që thoshte: “Lajm fantastik! Kemi marrë një njoftim të ri nga Dogana e Kinës, që njofton se tetë kode tarifore që lidhen me gjysmëpërçuesit/qarqet e integruara tani janë të përjashtuar nga tarifat shtesë për importet nga SHBA.”

Postimi shtonte se importet me origjinë amerikane që përfshihen në këto kode do të hyjnë në Kinë me tarifa zero.

Një punonjëse e kompanisë e cila mori një telefonatë nga CNN konfirmoi politikën e re, duke thënë se kompania u njoftua nga doganat lokale të enjten.

Taihang Semiconductor, një kompani tjetër me bazë në Shenzhen që importon çipa, konfirmoi se ka marrë një njoftim nga doganat, por nuk dha më shumë detaje. “Është padyshim një zhvillim pozitiv,” tha një anëtar i stafit.

Revista kineze e biznesit Caijing raportoi të premten për përjashtimet, duke përmendur disa kompani teknologjike importuese të gjysmëpërçuesve, përfshirë një të bazuar në Shangai. Artikulli u hoq nga faqja rreth tre orë pas publikimit.

Marrë nga CNN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë

BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë

Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore

Sulm para Ambasadës izraelite në Beograd, vritet agresori

A është e dënuar Europa?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Katolikët MAGA presin një papë më tradicional, si pasuesin e Françeskut
Artikulli tjetër Rritje e paprecedent e shpenzimeve ushtarake në botë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit
Analize Bota Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.