Më 9 janar 2026, në qytetin e Santa Martës në Kolumbi, u arrestua Vik Ntominik Gioel, një shtetas zviceran i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol përmes një Njoftimi të Kuq, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës.
Hetimet kanë treguar se i arrestuari kishte rol kyç në koordinimin e dërgesave të drogës drejt vendeve evropiane, me fokus kryesor në Spanjë. Ai kishte përdorur identitete të rreme për të shmangur drejtësinë, duke u paraqitur si shtetas shqiptar në disa raste. Arrestimi u krye nga autoritetet kolumbiane në bashkëpunim me Interpol-in, duke ndihmuar në goditjen e rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës.
Për t’iu shmangur kontrolleve të emigracionit dhe policisë, ai paraqitej si shtetas shqiptar me emrin Xhuti Zuluaga Arsen.
Sipas autoriteteve, Gioel dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, e cila vepronte në shkallë të gjerë në disa shtete.
Ai konsiderohet si një figurë kyçe në një organizatë kriminale, me rol të rëndësishëm në koordinimin logjistik, infrastrukturën dhe funksionimin e laboratorëve klandestinë për përpunimin e kokainës dhe kanabisit, kryesisht në zonën Albalat de Taronchers, në Valencia të Spanjës.
Arrestimi u bë i mundur pas konfirmimit të pranisë së tij në territorin kolumbian nga Byroja Qendrore Kombëtare e INTERPOL-it (NCB), pas rreth gjashtë muajsh hetime intensive të zhvilluara në bashkëpunim ndërkombëtar.
Marrë nga Mapo.al