KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kontrabanda e drogës: Belgjika kërkon mbështetje nga SHBA
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kontrabanda e drogës: Belgjika kërkon mbështetje nga SHBA
AnalizeBotaFokusSocialeZhvillim

Kontrabanda e drogës: Belgjika kërkon mbështetje nga SHBA

Përditësimi i fundit: 11 Shtator, 2025 4:04 pm
200 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri belg Bart De Wever kërkoi gjatë një takimi me ministren e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftë kundër kontrabandës transnacionale të drogës. Takimi u zhvillua në portin e qytetit Antverp.

De Wever e lavdëroi administratën e Presidentit Donald Trump për përpjekjet e saj për të luftuar trafikun e drogës në Karaibe dhe për vënien në shënjestër të karteleve të drogës në të gjithë Amerikën.

“Këto janë lajme shumë të mira për ne”, tha De Wever, duke bërë thirrje për të shtuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, “sepse kriminelët e drogës nuk njohin kufij”.

Noem konfirmoi se SHBA-ja do të vazhdojë të bashkëpunojnë me autoritetet belge në luftën kundër “organizatave kriminale transnacionale që po vrasin popujt tanë, që po helmojnë qytetarët tanë dhe vendet tona”.

Belgjika: Qendër e madhe trafikimi droge

Sipas raportit vjetor të vitit 2025 të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Drogën përmes qytetit belg Antverp është trafikuar më shumë drogë se nga çdo vend tjetër i Evropës.

Në vitin 2023 në këtë qytet port u sekuestrua një rekord prej 116 tonësh kokainë. Gjithësesi falë rritjes së inspektimeve dhe kontrolleve nga ana e policisë sasia e kokainës së sekuestruar në vitin 2024 ra me 50%.

De Wever tha se vendet evropiane duhet të bashkëpunojnë më shumë dhe i bëri thirrje SHBA-së “të shkatërrojë modelin e biznesit të krimit të organizuar. Ne duhet ta bëjmë këtë, sepse kriminelët nuk njohin asnjë lloj kufiri”.

Sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Drogën sekuestrimet e kokainës në Evropë arritën në vitin 2023 një rekord. Për të shtatin vit radhazi autoritetet sekuestruan 419 tonë kokaninë.

Belgjika kryeson me 123 tonë kokainë, e ndjekur nga Spanja me 118 tonë dhe Holanda me 59 tonë. Në këto tri vende, të cilat kanë porte të mëdha, është sekuestruar 72 përqind e sasisë së përgjithshme të drogës së sekuestruar në BE.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ukraina sulmon tubacionin e naftës Druzhba në rajonin rus të Bryansk
Artikulli tjetër Prezantohet qeveria e re socialiste

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.