Administrata Trump njoftoi të enjten se, i ka hequr Universitetit Harvard lejen për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke i dhënë kështu një goditje të fortë këtij institucioni prestigjioz.
Ky vendim vjen pas një mosmarrëveshjeje mes administratës dhe Harvardit, ku universiteti refuzoi të dorëzonte regjistrat e studentëve të huaj. Masa prek rreth një të katërtën e studentëve të huaj në Harvard dhe ka shkaktuar shqetësim dhe pasiguri të madhe në komunitetin akademik.
Harvardi e quajti këtë veprim “të paligjshëm”, në një deklaratë.
“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të ruajtur aftësinë e Harvardit për të pritur studentët dhe studiuesit tanë ndërkombëtarë, të cilët vijnë nga më shumë se 140 vende dhe e pasurojnë Universitetin – dhe këtë komb – pa masë”, u përgjigj universiteti.
Marrë nga Associated Press