KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
AktualeAnalizeBotaFokusHI-TechSociale

Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare

Përditësimi i fundit: 26 Mars, 2026 10:03 am
264 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Koncerni Facebook Meta dhe platforma e videove YouTube e Google humbën një proces gjyqësor në SHBA lidhur mepotencialin e shërbimeve online për të krijuar varësi tek përdoruesit. Juria e gjykatës në Los Anxhelos arriti në përfundimin se platformat kanë vepruar me pakujdesi dhe nuk i kanë informuar mjaftueshëm përdoruesit për rreziqet.

Sipas vendimit juria i akordoi paditëses 20-vjeçare një dëmshpërblim prej tre milionë dollarësh, nga të cilat 70 për qind duhet të paguhen nga Meta. Google njoftoi se do ta apelojë vendimin, duke theksuar se YouTube nuk bën pjesë në kategorinë e rrjeteve sociale. Koncerni Meta tha se nuk pajtohet me vendimin dhe po shqyrtojnë opsionet ligjore.

Funksioni “scroll”

Paditësja i kishte akuzuar platformat se i kanë dizajnuar shërbimet në mënyrë të qëllimshme për të krijuar varësi tek përdoruesit, për shembull përmes funksionit të pafund “scroll”. Sipas saj ajo kishte filluar t’i përdorte këto platforma që në fëmijëri dhe i lidh depresionin dhe ankthin që ka, me përdorimin e këtyre platformave.

Padia qe drejtuar kundër YouTube dhe platformës Instagram, që i përket Meta-s. Kompanitë pas konkurrentëve Snapchat dhe TikTok e shmangën procesin përmes një marrëveshjeje.

Rezultati i këtij rasti mund të ketë ndikim të rëndësishëm për qindra padi të ngjashme. Meta dhe Google i hodhën poshtë akuzat. Para jurisë dëshmoi edhe shefi i Meta-s, Mark Zuckerberg.

Para procesit në Los Anxhelos një juri në shtetin amerikan Nju-Meksiko e dënoi Meta-n me një gjobë prej 375 milionë dollarësh, duke arritur në përfundimin se kompania nuk kishte marrë masa të mjaftueshme për të mbrojtur përdoruesit e rinj. Meta ka paralajmëruar se do ta apelojë edhe këtë vendim.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë

BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë

Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore

Sulm para Ambasadës izraelite në Beograd, vritet agresori

A është e dënuar Europa?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë
Artikulli tjetër Dy video misterioze në llogaritë e Shtëpisë së Bardhë shkaktojnë konfuzion

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit
Analize Bota Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.