KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: META ndalon mediat shtetërore ruse
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > META ndalon mediat shtetërore ruse
BotaHI-Tech

META ndalon mediat shtetërore ruse

Përditësimi i fundit: 17 Shtator, 2024 2:07 pm
294 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Gjiganti amerikan Meta, që zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, njoftoi se po i ndalon RT, Rossiya Segodnya dhe mediave të tjera shtetërorë qasjen në platformat e tij në mbarë botën, me pretendimin se ato përdorin taktika mashtruese.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, vendosëm t`i zgjerojmë masat tona kundër entiteteve në fjalë dhe subjekteve të tjera janë tashmë të bllokuara nga platformat tona në mbarë botën për shkak të aktivitetit të tyre të ndërhyrjes nga jashtë”, thuhet në deklaratë.

Kjo lëvizje e META-s vjen vetëm pak ditë pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë akuzoi dy punonjës të RT për injektimin e afro 10 milionë dollarëve në një kompani amerikane të identifikuar si ‘Tenet Media’, e cila sipas CNN, është kthyer në një ‘degë’ të shërbimeve të inteligjencës ruse, raporton CNN.

Ndalimi hyn në fuqi në ditët në vijim. Ai përbën një përshkallëzim të mprehtë të veprimeve që kompania më e madhe e rrjeteve sociale në botë ka ndërmarrë kundër mediave shtetërore ruse, pasi për vite më radhë, ka hedhur vetëm hapa të kufizuar në bllokimin e tyre sic ishte ndalimi i shfaqjes së reklamave apo reduktimi i shtrirjes së postimeve të tyre.

Të premten, teksa njoftonte sanksione të reja kundër kompanisë ruse të mediave të mbështetur nga shteti, të njohur më parë si Russia Today, sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken deklaroi se Moska zyrtare kishte krijuar vitin e kaluar një njësi të re në RT me “aftësi operacionale kibernetike dhe lidhje me inteligjencën ruse”, qëllimi i së cilës është përhapja e ndikimit rus në vendet në mbarë botën përmes operacioneve të informacionit, influencës së fshehtë dhe prokurimit ushtarak. RT ka aktualisht 7.2 milion ndjekës në Facebook dhe 1 milion ndjekës në Instagram.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë

BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë

Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore

Sulm para Ambasadës izraelite në Beograd, vritet agresori

A është e dënuar Europa?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Papa Françesku mesazh për të rinjtë në 10 vjetorin e vizitës në Tiranë
Artikulli tjetër DASH paralajmëron Kosovën e Serbinë: S’keni rrugë tjetër veç dialogut!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit
Analize Bota Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.