KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Misteri i Mossadit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Misteri i Mossadit
BotaOpinion

Misteri i Mossadit

Përditësimi i fundit: 1 Tetor, 2024 7:02 am
161 Shikime
Share
4 Min. Leximi
Screenshot
SHARE

Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Izraelit, i njohur zakonisht si Mossad, ka shënuar shumë fitore spektakolare në pothuajse 80 vjet operacione të fshehta, duke fituar një reputacion unik për spiunazh të guximshëm dhe dhunë të pamëshirshme.

Por edhe ish-agjentët pranojnë se historia e shërbimit është “e mbushur” me shumë dështime që kanë vënë në siklet Izraelin, kanë tronditur aleatët dhe kanë çuar në akuza për shpërfillje të ligjit ndërkombëtar. Izraeli nuk e ka komentuar zyrtarisht shpërthimin e njëkohshëm të javës së kaluar të mijëra pager-ave dhe radiove të përdorura nga operativët e Hezbollahut në Liban, që vrau 37 njerëz dhe plagosi rreth 3,000 të tjerë. Ekspertët besojnë se Mossad, një shkurtim i Institutit për Inteligjencën dhe Operacionet Speciale në hebraisht, ishte përgjegjës. Mossad mund të ketë siguruar informacionet që mundësuan vrasjet në korrik të Ismail Haniyeh, udhëheqësi politik i Hamasit, i vrarë nga një bombë në Teheran dhe Fuad Shukr, anëtar themelues i Hezbollahut dhe në fakt shef i shtabit, i cili vdiq në Bejrut pasi mori një mesazh që e thërriste të shkonte në një banesë, e cila u godit nga një raketë.

Megjithëse operacionet më të guximshme janë ato që tërheqin vëmendjen, shumica e punës së Mossad-it nuk dihet kurrë jashtë qarqeve të kufizuara. Për dekada, pak kush kishte dëgjuar edhe për Mosad-in, i cili u krijua zyrtarisht në vitin 1949. Shërbimi i inteligjencës mbikëqyri përpjekjet klandestine shumëvjeçare për të krijuar “armiqtë e armiqve të Izraelit”, si kurdët dhe të krishterët në atë që sot është Sudani i Jugut.

Ashtu si me shumë nga përpjekjet e veta, kjo pati sukses të përzier. Mossad-i fajësohet nga disa për injorimin e paralajmërimeve, për reputacionin e përfaqësuesve të tij për brutalitet dhe urrejtje etnike, dhe për inkurajimin e pushtimit katastrofik të Libanit në vitin 1982, në të cilin u vranë mijëra civilë.

Pastaj është dështimi për të mësuar ndonjë gjë që mund të kishte paralajmëruar për sulmet e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku u vranë 1200 izraelitë, kryesisht civilë. Sulmi shkaktoi ofensivën izraelite në Gaza dhe raundin aktual të goditjeve të ndërsjellta me Hezbollahun. “Nuk ka dyshim se ushtria izraelite dhe agjencitë e sigurisë kanë shumë për të kompensuar pas 7 tetorit, dhe jo vetëm në sytë e aleatëve dhe kundërshtarëve, por edhe të popullit të tyre [izraelit]. Një dështim nuk sinjalizon që shërbimet e inteligjencës izraelite nuk janë ato që ishin dikur, por se atyre u duhet të rindërtojnë aureolën që i rrethon”, thotë Matthew Levitt, një ish-zyrtar i inteligjencës amerikane dhe ekspert në Institutin e Uashingtonit, një institut amerikan pro-izraelit.“Por kjo nuk është arsyeja kryesore [për operacionin e pager-ave dhe komunikimeve radiofonike në Liban]… Ata po e bëjnë këtë sepse po luftojnë në [shumë] fronte dhe tani është koha për të bërë atë që duhet bërë”. 

 

Marrë nga Bota.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm New York Times: “Ne mbështesim Harris, Trump është i padenjë për President”
Artikulli tjetër Sondazhi në SHBA, kandidati republikan merr avantazhin në dy shtetet kyçe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend
Analize Fokus Kryesore Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Tetor, 2026
Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.