Një grua ka humbur jetën nga një zjarr që ra në apartamentin e saj në zonën e Carabanchel, në jug të Madridit, duke shënuar viktimën e parë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.
Sipas informacioneve të para nga policia spanjolle, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qiri.
Shërbimet zjarrfikëse kanë shpëtuar rreth 200 persona, shumica e të cilëve kishin mbetur të bllokuar në ashensorë.
Marrë nga EFE.es