Qyteti i New York është përfshirë nga i ftohti polar, ku janë regjistruar temperatura në disa zona më të ulëta se pjesë të caktuara të Antarktidës.
Mediat amerikane bëjnë me dije se temperaturat kanë arritur deri në -26 gradë celsius.
Më herët autoritet kanë paralajmëruar banorët për kushte ekstreme të ftohta dhe konfirmoi se kjo është periudha më e gjatë e temperaturave të ulëta në më shumë se një dekadë në disa zona.
Ndërsa bëhet me dije se të paktën 17 persona kanë vdekur në New York City nga qëndrimi jashtë gjatë stuhisë, dhe 13 prej këtyre vdekjeve u konfirmuan si rezultat i drejtpërdrejtë i hipotermisë.
Ndërsa qindra të tjerë kanë kërkuar ndihmë tek autoritetet për shkak të të ftohtit.
Marrë nga Associated Press