KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një trup i pajetë në periferi të Moskës, ishte një ministër i shkarkuar rus,
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Një trup i pajetë në periferi të Moskës, ishte një ministër i shkarkuar rus,
AktualeAnalizeBotaFokus

Një trup i pajetë në periferi të Moskës, ishte një ministër i shkarkuar rus,

Përditësimi i fundit: 9 Korrik, 2025 1:15 pm
185 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Disa orë pasi presidenti Vladimir Putin e shkarkoi nga posti i ministrit të Transportit të Rusisë, Roman Starovoit u gjet në veturën e tij Tesla, të parkuar në periferinë e Moskës, i vdekur si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri, thanë hetuesit.

Starovoit me shumë gjasë kishte kryer vetëvrasje, thanë zyrtarët.

Por, në Rusi, vdekjet e çuditshme përbëjnë, pothuajse gjithmonë, shkas për spekulime të shfrenuara, e në këtë rast për veprime të dyshimta kriminale.

Dy prej zëvendësve të Starovoit, nga koha kur ai kishte shërbyer si guvernator i rajonit Kursk, në kufi me Ukrainën, janë akuzuar për keqpërdorim të fondeve buxhetore, të parapara për mbrojtjet kufitare. Trupat ukrainase e kaluan shpejt kufirin në gushtin e 2024 dhe pushtuan Kurskun, duke turpëruar Kremlinin.

Megjithatë, është tejet e rrallë që zyrtarët më të lartë qeveritarë rusë të kryejnë vetëvrasje, edhe nëse ata njollosen nga ndonjë skandal.

I hedhim një vështrim disa prej vdekjeve të dyshimta të zyrtarëve rusë të nivelit të lartë – dhe të udhëheqësve të kompanive të industrisë energjetike – të cilat kanë tërhequr vëmendje në vitet e fundit:

Shkallët vdekjeprurëse të pushtetit në Rusi

Numri i udhëheqësve të bizneseve dhe i zyrtarëve qeveritarë rusë që kanë vdekur në rrethana të dyshimta që nga viti 2022 po rritet. Shkaktarët përfshijnë rënie nga dritaret dhe plagë nga arma e zjarrit.

 

Table with 6 columns and 9 rows. Sorted ascending by column “Posti” (column headers with buttons are sortable)
Vladimir Makarov Vladimir Makarov Ish-gjeneralmajor, njësiti kundër ekstremizmit në Ministrinë e Brendshme ruse U gjet i vdekur në shtëpi, në periferi të Moskës 13 shkurt 2023 72
Aleksandr Subbotin Aleksandr Subbotin Ish-kryekontabilist në Novatek, prodhuesi i dytë më i madh i gazit natyror në Rusi U gjet i vdekur pas sulmit të raportuar në zemër në shtëpi, në periferi të Moskës 8 maj 2022 43
Sergey Protosenya Sergey Protosenya Ish-menaxher në Novatek, prodhuesi i dytë më i madh i gazit natyror në Rusi U gjet i varur në vilën e tij, në Spanjë 19 prill 2022 55
roman-starovoit Roman Starovoit Ish-ministër i Transportit * Vdekje nga plaga e shkaktuar nga arma e zjarrit në një parking automjetesh në periferi të Moskës 7 korrik 2025 53
Vladimir Nekrasov Vladimir Nekrasov Kryetar i Bordit të Drejtorëve, Lukoil Sulm i raportuar në zemër 1 tetor 2023 66
Ravil Maganov Ravil Maganov Kryetar i Bordit të Drejtorëve, Lukoil Rënie nga dritarja në një spital të Moskës 30 janar 2022 67
Vitaly Robertus Vitaly Robertus Nënkryetar i Lukoil-it, kompanisë më të madhe private të naftës në Rusi U gjet i varur në zyrë në Moskë 1 mars 2024 53
Andrey Badalov Andrey Badalov Nënkryetar i Transneft-it, kompani shtetërore e naftsjellësve Rënie nga dritarja e banesës në Moskë 4 korrik 2025 62
Leonid Shulman Leonid Shulman Udhëheqës i shërbimit transportues për Gazprom Invest-in, njësit i gjigantit shtetëror rus të gazit Gazprom U gjet i vdekur në vaskë në pushimore, në rajonin e Leningradit 30 janar 2022 60
* E paqartë nëse vdekja ka ndodhur para apo pas shkarkimit.
Tabela: Radio Evropa e LirëBurimi: REL, deklaratat e kompanive, deklaratat e hetuesve, raportimet e mediave
Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vriten 40 palestinezë në Gaza, teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim
Artikulli tjetër Shoferi i droguar përplas automjetin e policisë në Tiranë, dy efektivë përfundojnë në spital

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.