KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: OKB: 2.8 miliardë njerëz në glob janë të pastrehë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > OKB: 2.8 miliardë njerëz në glob janë të pastrehë
AktualeAnalizeBotaSociale

OKB: 2.8 miliardë njerëz në glob janë të pastrehë

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2025 9:44 am
158 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Rreth 2.8 miliardë njerëz në të gjithë botën nuk kanë qasje në strehim të përshtatshëm dhe të sigurt, sipas raportit vjetor për vitin 2024 të UN-Habitat, programit të Kombeve të Bashkuara për vendbanimet njerëzore, të publikuar sot.

Ndër ta, 1.1 miliardë njerëz jetojnë në lagje të varfra, ku mungojnë kushtet bazë të jetesës. Rreth 90% e këtyre vendbanimeve ndodhen në Afrikë dhe Azi, kontinente që përballen me një mungesë prej 170 milionë shtëpish.
“Ndryshimet klimatike, konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore vazhdojnë të zhvendosin miliona njerëz, duke i detyruar ata të braktisin shtëpitë e tyre në kërkim të sigurisë, stabilitetit dhe kushteve më të mira jetese,”, deklaroi Anaclaudia Rosbas, drejtoreshë ekzekutive e UN-Habitat, e cituar në raport.

Sipas të dhënave të agjencisë, në mbarë botën 318 milionë njerëz janë të pastrehë një tregues alarmant i përmasave të krizës globale të strehimit. UN-Habitat paralajmëron se një në katër persona në botë jeton në kushte që rrezikojnë shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

Sipas raportit 14% e banorëve urbanë dhe 40% e atyre në zonat rurale nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe dy në pesë njerëz nuk kanë akses në shërbime bazë sanitare.

“Një sistem i sigurt dhe i kontrolluar sanitar është themelor për zhvillimin njerëzor. Ai përdoret si një tregues kyç i përparimit në luftën kundër varfërisë, sëmundjeve dhe vdekjes së parakohshme,” thuhet në raport.

UN-Habitat bën thirrje për rishikimin e politikave të planifikimit urban, të përdorimit të tokës, legjislacionit dhe mekanizmave të financimit. Qëllimi është prioritizimi i strehimit dhe shërbimeve bazë si faktorë kyç për veprim klimatik dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Raporti gjithashtu paralajmëron se deri në vitin 2040, dy miliardë banorë të qyteteve do të përballen me rritje të ndjeshme të temperaturës, gjë që pritet të përkeqësojë edhe më tej kushtet e jetesës dhe aksesin në strehim të qëndrueshëm.

Të gjitha shtetet anëtare të UN-Habitat miratuan të premten planin strategjik të programit për periudhën 2026–2029, i cili përqëndrohet në zgjerimin e aksesit në strehim, tokë dhe shërbime bazë si uji i pijshëm dhe kanalizimet.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rusia vendos kushte ekstreme për paqen, ja pikat e memorandumit rus
Artikulli tjetër “Daily Mail”: Misteri i vdekjes së turistit britanik në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.