KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Padi kundër shoqatave të tenisit ATP dhe WTA
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Padi kundër shoqatave të tenisit ATP dhe WTA
AktualeAnalizeBotaFokusSocialeSporti

Padi kundër shoqatave të tenisit ATP dhe WTA

Përditësimi i fundit: 1 Prill, 2025 8:26 am
229 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në botën e tenisit diskutohet për një padi spektakolare, me të cilën lojtarët profesionistë kërkojnë më shumë të drejta. Padia u dorëzua nga sindikata e lojtarëve PTPA, e themeluar nga superylli Novak Gjokoviç.

Për çfarë bëhet fjalë në padi?

Një sindikatë lojtarësh dhe një grup tenistësh profesionistë akuzojnë shoqatat ATP, WTA dhe ITF, si dhe organizatën ITIA, të themeluar nga këto të tria, për “menaxhim të sportit të tenisit në kundërshtim me konkurrencën dhe ligjin”. Se ata kanë formuar një kartel për të lënë jashtë tregut konkurrentët e mundshëm dhe për të mbajtur të ulëta përqindjet e fitimit të tenistëve profesionistë.

Shoqata botërore e tenisit ITF është përgjegjëse për rregullat e sportit dhe organizon disa gara ndërkombëtare si katër turnetë Grand Slam (Australian Open, French Open, US Open, Wimbledon), Kupën Davis dhe garat e tenisit të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike. ATP organizon shumicën e turneve të tjera profesioniste për meshkujt, ndërsa WTA për femrat.

Të tria shoqatat krijuan në 2021 Agjencinë Ndërkombëtare të Integritetit të Tenisit (International Tennis Integrity Agency), për të garantuar një sport të pastër. ITIA trajton shkeljet e dopingut apo rastet e korrupsionit në tenis.

Në aktpaditë e dorëzuara në Nju-Jork, Londër dhe Bruksel, thuhet se lojtarët aktivë marrin vetëm 18 për qind të të ardhurave nga tenisi. Për krahasim listohen kampionati NFL në futboll dhe PGA Tour në golf, ku profesionistët përfitojnë rreth 50 për qind dhe Premier League e futbollit anglez, ku sportistët profesionistë marrin një pjesë prej 61 për qind.

Kush e ka ngritur padinë?

Iniciatore e padisë është shoqata e lojtarëve profesionistë të tenisit Professional Tennis Players Association (PTPA), e themeluar në vitin 2020. Si paditës në SHBA paraqiten edhe dhjetë profesionistë aktivë dhe dy joaktivë, që nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë pjesë në yjet kryesorë të këtij sporti. Lojtari më i njohur mes tyre është australiani Nick Kyrgios, që ka fituar deri tani shtatë turne të ATP-së dhe ka qenë në vendin e 13-të në renditjen botërore në vitin 2016. Profesionistja aktualisht me renditjen më të lartë është francezja me origjinë ruse, Varvara Gracheva, numri 65 në botë.

Në padinë në Londër ka gjashtë lojtarë të tjerë dhe katër në padinë në Bruksel. Edhe për këto dhjetë vlen të thuhet se janë relativisht të panjohur dhe jo lojtarë kryesues.

Kush qëndron pas PTPA?

PTPA u themelua nga superylli serb i tenisit Novak Djokovicdhe tenisti profesionist kanadez Vasek Pospisil. Që nga gushti 2022 drejtor menaxhues i PTPA është avokati Ahmad Nassar. Djokovic dhe Pospisil janë anëtarë në komitetin ekzekutiv, që përbëhet nga katër lojtarë dhe katër lojtare. Njëra prej tyre është tuniziania Ons Jabeur, gruaja e parë afrikano-veriore dhe arabe, që arriti finalen e Wimbledon në 2022.

PTPA synon mbrojtjen e të drejtave të profesionistëve, veçanërisht ato financiare. Në PTPA thuhet se ata duan një “pjesëmarrje të drejtë në aktivitetet ekonomike dhe pasurinë e sportit të tenisit, të cilin lojtarët kanë ndihmuar për ta ngritur”.

Edhe WTA dhe ATP u themeluan në vitet 1970 si përfaqësuese të interesit të sportistëve profesionistë: WTA nga tenistja e njohur Billie Jean King, ATP nga profesionistët amerikanë Jack Kramer dhe Donald Dell dhe Cliff Drysgale nga Afrika e Jugut.

PTPA pohon se padia “mbështetet nga shumica e 250 lojtarëve më të mirë, duke përfshirë edhe shumicën e 20 lojtarëve kryesorë”. Provat për këtë ende mungojnë.

Si reagojnë yjet kryesorë ndaj padisë?

Me rezervë deri në refuzim. “Ka disa gjëra, me të cilat jam dakord dhe me disa nuk jam dakord”, tha numri tre në renditjen botërore, Carlos Alcaraz, nga Spanja. “Por rëndësi ka, që unë nuk e mbështes.”

Alexander Zverev bëri komente të ngjashme. Ka disa “pika me vlerë”, tha numri dy aktual i botës: “Por mendoj se profesionistët dhe turneu duhet të bashkojnë forcat dhe të mos grinden”. Vetë bashkëthemeluesi i PTPA-së Djokovic pranoi se i konsideron “disa nga formulimet në aktakuzë shumë të ashpra”.

Çfarë thonë të paditurit?

Ata mohuan me vendosmëri të gjitha pretendimet e bëra në padi. ATP tha: “Pesë vjet pas themelimit të saj në 2020, PTPA ka vështirësi për të zënë një rol të rëndësishëm në tenis, kështu që vendimi për të ndërmarrë veprime ligjore në këtë kohë nuk është befasues”.

A do të shqyrtohet padia në gjykatë?

Kjo nuk parashikohet dot ende, por me sa duket nuk është as qëllimi parësor i padisë. Shefi i PTPA, Ahmad Nassar, shpjegoi në një intervistë me portalin amerikan të internetit “Bounces “se nuk është fjala për imponimin e një gjyqi. “Ne nuk duam të bëjmë luftë deri në fund. Ne duam t’i detyrojmë të gjithë të ulen në një dhomë dhe të gjejnë një zgjidhje.” Nassar u shpreh se nuk i interesojnë sloganet e mediave sociale. “Por kjo këtu më pëlqen shumë: “Lojë, set, reformë”. Ne përpiqemi të reformojmë tenisin, ta përmirësojmë atë.”

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fund i karrierës politike të Marine Le Pen?
Artikulli tjetër Nga mesi i prillit, kontrolle vetëm në hyrje në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.