KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presidenti i Venezuelës nuk pranon akuzat në gjyq, gruaja thotë se është keqtrajtuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Presidenti i Venezuelës nuk pranon akuzat në gjyq, gruaja thotë se është keqtrajtuar
AnalizeBotaFokusZhvillim

Presidenti i Venezuelës nuk pranon akuzat në gjyq, gruaja thotë se është keqtrajtuar

Përditësimi i fundit: 6 Janar, 2026 10:53 am
282 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij Cilia Flores, kanë dalë dje përpara gjykatësit 92-vjeçar Alvin Hellerstein, i cili akuzon Maduron për “Konspiracion Narko-Terrorizëm, Konspiracion për Importimin e Kokainës, Posedim të Mitralozëve dhe Pajisjeve Shkatërruese, dhe Konspiracion për Posedimin e Mitralozëve dhe Pajisjeve Shkatërruese kundër Shteteve të Bashkuara”.

Të veshur si të burgosur dhe të lidhur me pranga nga këmbët, Maduro u duk i qetë në gjykatë teksa u fut duke përshëndetur në spanjisht të gjithë të pranishmit. Fjala e parë e Nicolas Maduros në seancën gjyqësore ishte “Unë jam president i Venezuelës dhe jam rrëmbyer. U kapa në shtëpinë time në Karakas, Venezuelë”, moment ky kur gjykatësi i kërkoi që të vërtetonte identitetin e tij.

Maduro dhe bashkëshortja e tij nuk kanë pranuar në asnjë moment akuzat që u janë ngarkuar gna shteti amerikan. Në gjykatë Maduro tha: Jam i pafajshëm. Nuk jam fajtor. Jam një njeri i mirë, presidenti i vendit tim.

Ndërkohë një incident ndodhi në fund të seancës kur një person në gjykatë filloi të ulëriste në drejtim të Maduros duke i thënë se “do të paguante për ato që kishte bërë”. Maduro iu përgjigj se “jam një president i rrëmbyer dhe një rob lufte”.

Seanca zgjati rreth 40 minuta dhe e radhës u caktua më 17 mars. Në seancë avokati mbrojtës i Maduros u shpreh se aktualisht nuk do të kërkohet lirimi me kusht dhe se kjo do të ndodhte në një moment të dytë. Ndërkohë avokatët mbrojtës të bashkëshortes së tij, ngritën pretendimet se Cilia Flores është dëmtuar fizikisht gjatë momentit të arrestimit, referuar disa mavijosjeve në pjesën e fytyrës.

Nicolas Maduro u arrestua një ditë më parë pas një operacioni të SHBA-së të udhëhequr nga presidenti Donald Trump. Pas bombardimeve të disa bazave ushtarake, Maduro dhe gruaja e tij u arrestuan në një ndërtesë të fortifikuar në Karakas nga forcat speciale amerikane “Delta Force” e më pas janë dërguar direkt në qendrën e paraburgimit në Neë York.

Kjo ngjarje e madhe, sipas ndërkombëtarëve ka hapur rrugën për destabilizim në Venezuelë, ndërsa tashmë vendi pas 13 vitesh nën pushtetin e Maduros, po drejtohet nga zv/presidentja Delcy Rodriguez.

Menjëherë Trump deklaroi se tashmë Venezuela do të jetë nën monitorimin e Amerikës deri në zhvillimin e zgjedhjeve të lira, tregtia e drogës do të marrë fund  si dhe kompanitë amerikane do të marrin atë çka meritojnë nga industria e naftës në Venezuelë, ku janë përjashtuar prej vitesh nga tregu.

Sakaq, liderët botërorë janë ndarë pro ose kundër operacionit të SHBA-së. Reagime të forta ka pasur nga Irani dhe Kina që janë pozicionuar kundër, ndërsa Evropa bën thirrje për respektin të së drejtës ndërkombëtare.

 

Marrë nga Fox News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gomone me drejtues të dehur mes pushuesve në Triport

Qendrat e refugjatëve/ Amnesty International: Modeli Itali-Shqipëri mund të kthehet në precedent të rrezikshëm për BE-në

Bashkitë mbledhin dyfishin e taksave nga qytetarët

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Duhen rreth 8.4 miliardë euro për t’u përballur me ndryshimet klimatike

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Chelsea “thyen” tregun, ofertë marramendëse për Vinicius jr
Artikulli tjetër Bora “pushton” Bosnjën e Hercegovinën, një person humb jetën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj protestës
Aktuale HI-Tech Koment Kryesore Politike 3 Shtator, 2026
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
Aktuale Kryesore Politike 3 Shtator, 2026
Nesër në Selanik firmoset Korridori Vertikal i gazit/ Shmanget Shqipëria dhe Kosova
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
Richard Grenell bën lëmsh LDK-në politikën kosovare
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.