KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse Deti i Zi është vendimtar për armëpushimin Ukrainë-Rusi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Pse Deti i Zi është vendimtar për armëpushimin Ukrainë-Rusi
BotaFokusOpinionZhvillim

Pse Deti i Zi është vendimtar për armëpushimin Ukrainë-Rusi

Përditësimi i fundit: 30 Mars, 2025 8:45 am
168 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Në fillim të javës në mbarim u ulën në tryezën e bisedimeve delegacionet amerikane dhe ruse në Arabinë Saudite (24.03.), me qëllim dhënien fund të luftës në Ukrainë.  Specifika e takimit ishte sigurimi i një marrëveshje të veçantë armëpushimi në Detin e Zi, që do të lejonte rifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës. Bisedimet mes delegacioneve zgjatën 12 orë, një rekord. Por pavarësisht diskutimeve të gjata, asnjëri nga vendet nuk nxitoi të shpallte rezultate. Në vend që të lëshonin një deklaratë të përbashkët pas përfundimit të bisedimeve, SHBA  dhe Rusia lëshuan deklarata të veçanta më pas, me ngjashmëri, po me ndryshime tek disa detaje thelbësore.

Kremlini e lidh marrëveshjen me heqjen e sanksioneve

Ukraina dhe Rusia arritën marrëveshje për armëpushim në Detin e Zi dhe koordinim të detajeve për ndalimin e goditjeve në infrastrukturën energjetike, tha Shtëpia e Bardhë. Kurse Kremlini lëshoi ​​një deklaratë duke konfirmuar se vendet ranë dakord për të garantuar sigurinë e lundrimit në Detin e Zi. U përmend gjithashtu se SHBA do të ndihmonte në rivendosjen e aksesit të mallrave bujqësore ruse në tregun global.

Kremlini tha se armëpushimi do të hyjë në fuqi vetëm pasi të jenë plotësuar disa kushte, nëse disa sanksione ndaj Rusisë hiqen pjesërisht. Në mënyrë të veçantë, Rusia po kërkon heqjen e kufizimeve ndaj kompanive të përfshira në eksportet e ushqimit dhe bankave që i mbështesin ato. Kremlini kërkon gjithashtu që të hiqen sanksionet ndaj anijeve me flamur rus që tregtojnë ushqime dhe plehra kimikë si dhe heqjen e kufizimeve për importet e pajisjeve bujqësore në Rusi.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë  u shpreh, se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte rënë dakord për një armëpushim në Detin e Zi, pasi Rusia lëshoi

d​​eklaratën e saj, ai reagoi ashpër, duke akuzuar Moskën se gënjen për kushtet e negociatave. “Ka diçka për të cilën Kremlini po gënjen sërish: se gjoja heshtja në Detin e Zi varet nga çështja e sanksioneve”, tha Zelensky në fjalimin e tij drejtuar popullit ukrainas. Në realitet, tha ai, armëpushimi në Detin e Zi nuk ka qenë i lidhur me sanksionet kundër Rusisë. Presidenti ukrainas,  Volodymyr Zelensky tha se heqja e sanksioneve ruse do të ishte një “katastrofë për diplomacinë”

Reduktohen rreziqet e përshkallëzimit

Sipas intepretimit të Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja do të “eliminonte përdorimin e forcës” në Detin e Zi për livrimin e tregtisë detare. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë përmendet gjithashtu se SHBA-ja do të “ndihmojë në rivendosjen e qasjes së Rusisë në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe plehërore, në uljen e kostove të siguracionit detar dhe përmirësimin e aksesit në portet dhe sistemet e pagesave për transaksione të tilla”. Është e paqartë nëse kjo do të përfshinte një lehtësim të pjesshëm të sanksioneve.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha në komentet televizive të martën se Rusia dëshiron ta bazojë këtë iniciativë të re të Detit të Zi në marrëveshjen e mëparshme të grurit, por paralajmëroi se interesat ruse duhet të mbrohen.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve të dukshme, ekspertët i thanë DW se palët e përfshira në negociata ka të ngjarë të arrijnë së shpejti një armëpushim në Detin e Zi. Analistja politike Alexandra Filippenko, studiuese lituaneze në Institutin e Studimeve për Kanadanë dhe Amerikën, beson se marrëveshja “është më e madhja e disa hapave të vegjël përpara”.  “Nuk është një përparim i madh, por është një hap drejt reduktimit të rreziqeve të përshkallëzimit,” shtoi Filippenko.

Sipas OKB-së, marrëveshja e drithit me Ukrainën lehtësoi eksportin e 32 milionë tonë drithë në 45 vende në tre kontinente midis korrikut 2022 dhe korrikut 2023. Siç tha në atë kohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, marrëveshja ishte vendimtare për sigurinë globale të ushqimit.

Trump “nuk ka gjasa të fajësojë Putinin”

Thjesht fakti që Rusia lëshoi ​​një deklaratë të sajën me kushte të veçanta, e ka shtyrë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të akuzojë Presidentin rus Vladimir Putin se ka penguar një marrëveshje paqeje. Në një intervistë me rrjetin kabllor të lajmeve Newsmax, Trump tha se rusët “po e zvarrisin” një marrëveshje. Alexandra Filippenko i sheh deklaratat e Trump si një largim domethënës nga premtimet e tij të mëparshme për t’i dhënë fund konfliktit shpejt. “Në muajt e fundit, qëndrimi i Trump ndaj Putinit është zhvendosur nga admirimi i fshehtë, habia dhe besimi se Putini e respekton Trumpin dhe është gati të arrijë një marrëveshje të shpejtë, tani tek një qëndrim më i kujdesshëm dhe më skeptik,” vë në dukje Filippenko.

Kurse analisti politik Anton Barbashin beson se Donald Trump do të bëjë lëshime për Kremlinin. Sipas tij, Trump nuk ka ndërmend të kritikojë Putinin për mosgatishmërinë e tij për të bërë paqe.”SHBA po investon një sasi të konsiderueshme kohe për të arritur të paktën diçka, kështu që unë do të supozoja se ata do të vazhdojnë të përpiqen të përmbushin të paktën një pjesë të premtimeve të Rusisë në një farë mënyre përpara se të thonë se është faji i Putinit që asgjë nuk po funksionon,” tha Barbashin. Në fakt, situata duket mjaft e favorshme për Rusinë, sipas Barbashin. Sipas tij, një armëpushim në Detin e Zi nuk i kushton asgjë Rusisë.

Situata në Detin e Zi

Në një intervistë të fundit me Unionin Evropian të Transmetimeve, EBU, presidenti ukrainas, Zelensky tha se Ukraina kontrollon situatën në Detin e Zi. “Ata (rusët) nuk e kanë kontrolluar korridorin e Detit të Zi për një kohë të gjatë. Ne po luftojmë për të sepse është një hap drejt përfundimit të luftës. Ne kontrollojmë situatën në Detin e Zi”, tha Zelensky.

Alexander Paliy, një analist politik ukrainas, tha për DW se gjatë vitit të kaluar, Rusia u zmbraps në pjesën lindore të Detit të Zi dhe nuk ka qenë në gjendje të kryejë sulme në shkallë të gjerë në rajon. Ai tha se Ukraina e arriti këtë përmes përdorimit të dronëve detarë. Si rezultat, tregtia e grurit po funksionon në nivele pak a shumë të paraluftës, tha Paliy. Ai beson se një marrëveshje e re e grurit do të ishte më e dobishme për Rusinë.

“Ukraina mund t’i sulmojë anijet ruse të përfshira në eksportet e naftës ose eksportet e tjera në çdo moment. Megjithatë, (Ukraina) kujdeset për efekte  mjedisore dhe pozicionet e vendeve si Turqia dhe SHBA janë të rëndësishme. Kjo është arsyeja pse Ukraina ka qenë shumë e kujdesshme” thekson Paliy.

Prania e Rusisë në Detin e Zi është vendimtare për të jo vetëm për tregtinë, por edhe, siç ka deklaruar vazhdimisht Kremlini, për sigurinë e vendit. Sipas ligjit ndërkombëtar, Rusia zotëron vetëm rreth 10% të vijës bregdetare të Detit të Zi. Megjithatë, nëpërmjet ndikimit të saj në rritje në rajon, Rusia kontrollon në mënyrë efektive rreth një të tretën e vijës bregdetare aktualisht.

Rusia ka prezencë ushtarake në Krime, të cilën e aneksoi ilegalisht në vitin 2014, dhe republika e Abkhazisë në rajonin e Kaukazit Jugor, që nuk njihet ndërkombëtarisht e ka bërë të mundur këtë prani. Në Rusi, forcat ushtarake të stacionuara në Abkhazi shihen si kyç për të garantuar sigurinë e kufijve jugorë rusë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çfarë ndodh me refugjatët ukrainas në Evropë nëse arrihet paqja?
Artikulli tjetër Protestat godasin rëndë ekonominë turke

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.