KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Publikohen, pas vdekjes, kujtimet e Navalnyt
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Publikohen, pas vdekjes, kujtimet e Navalnyt
AktualeBotaKulture

Publikohen, pas vdekjes, kujtimet e Navalnyt

Përditësimi i fundit: 24 Tetor, 2024 8:22 am
274 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në kujtimet e botuara, tetë muaj pas vdekjes së liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny nuk e humbi kurrë besimin se për kauzën e tij ia vlen të vuante edhe pse ai pranon se do të kishte dashur të shkruante një libër shumë ndryshe, shkruan AP.

“Është një grumbull copash dhe fragmentesh, një rrëfim tradicional i ndjekur nga një ditar burgu”, shkruan Navalny në “Patriot”, një libër i sapobotuar.

“Unë me të vërtetë nuk dua që libri im të jetë një tjetër ditar burgu. Personalisht më duken interesant për t’u lexuar, por si zhanër, padyshim që mjafton”, shton ai.
200 faqet e fundit të librit të Navalny, i cili ka 479 faqe, kanë, në një farë kuptimi, karakteristikat e ditarëve të tjerë të burgjeve apo klasikëve të letërsisë ruse si “Një ditë e Ivan Denisoviçit” nga Alexander Solzhenitsyn.

Ai gjurmon mërzinë, izolimin, rraskapitjen, vuajtjen dhe absurditetin e jetës së burgut, ndërsa punon në digresione mbi gjithçka, nga letërsia franceze e shekullit XIX deri te Billie Eilish.

“Patriot” lexohet gjithashtu si një dëshmi e betejës së jashtëzakonshme të një disidenti të famshëm kundër dëshpërimit, ndërsa autoritetet ruse gradualisht shtonin dënimet e tyre kundër tij, dhe madje ndan këshilla se si të përballesh me më të keqen dhe prapë të mos humbasësh shpresën.

“E rëndësishme është të mos e mundoni veten me zemërim, urrejtje, fantazi hakmarrjeje, por menjëherë të kaloni drejt pranimit. Mund të jetë e vështirë”, shkruan ai.

“Procesi që ndodh në kokën tuaj nuk është aspak i thjeshtë, por nëse e gjeni veten në një situatë të keqe, duhet të provoni, funksionon, përderisa mendoni për gjithçka seriozisht”, shkruan ai.

Vitet e fundit, Navalny ishte bërë një simbol ndërkombëtar i rezistencës.

Ai filloi si një aktivist kundër korrupsionit, por shpejt u shndërrua në një politikan me aspirata për poste publike dhe përfundimisht u bë sfiduesi kryesor i presidentit shumëvjeçar të Rusisë, Vladimir Putin.

E veja e Navalny, Yulia Navalnaya, mbikëqyri përfundimin e librit.

Në një intervistë promovuese për “Patriot”, ajo i tha BBC-së se ”do të kandidonte për presidente nëse do të kthehej ndonjëherë në Rusi’’, një lëvizje e pamundur me Putinin në pushtet.

Ajo u arrestua në mungesë në Rusi me akuzën e përfshirjes në një grup ekstremist.

”Putin duhet të qëndrojë në një burg rus, të ndjejë gjithçka që ndjejnë jo vetëm burri im, por të gjithë të burgosurit në Rusi”, theksoi Navalnaya gjatë një interviste në “60 Minutes” të CBS.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Faktorët kyç që mund ta mbajnë Euron nën presion, edhe për disa kohë
Artikulli tjetër Sot, zhvillohet seanca politike në GJKKO, ndaj liderit të opozitës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën
Analize Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.