KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qindra punonjës të Zërit të Amerikës do të humbasin punën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qindra punonjës të Zërit të Amerikës do të humbasin punën
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Qindra punonjës të Zërit të Amerikës do të humbasin punën

Përditësimi i fundit: 1 Shtator, 2025 11:48 am
173 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Më shumë se 500 punonjës në agjencinë që menaxhon Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë ndërkombëtarë të financuar nga qeveria amerikane do të humbasin vendet e punës, njoftoi një zyrtar i administratës Trump.

Kari Lake, drejtoreshë ekzekutive në detyrë e Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM), njoftoi shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës në VOA në platformën e mediave sociale X.

“Agjencia Amerikane për Median Globale (USAGM) ka nisur atë që njihet si një reduktim i personelit (RIF) të një numri të madh të punonjësve të saj federalë me kohë të plotë”, shkroi Lake në X.

“Pres me padurim të ndërmarr hapa shtesë në muajt e ardhshëm për të përmirësuar funksionimin e një agjencie shumë të përkeqësuar dhe për të siguruar që Zëri i Amerikës të dëgjohet jashtë vendit, aty ku ka më shumë rëndësi.”

Ky veprim vjen pavarësisht se një gjyqtar federal e pengoi Lake të shkarkojë Michael Abramowitz-in nga posti i drejtorit të VOA-s, duke thënë se shkarkimi i tij do të ishte “thjesht në kundërshtim me ligjin”.

Për më tepër, më herët këtë javë, gjyqtari i distriktit amerikan Royce Lamberth vendosi gjithashtu veçmas se administrata e Presidentit Donald Trumpnuk kishte demonstruar ende se po zbatonte aktgjykimet për të rifilluar punën në Zërin e Amerikës.

Me aktgjykimin e së hënës ai i dha administratës “një mundësi të fundit, pak para një procesi gjyqësor për mospërfillje të gjykatës”, për t’u bindur dhe urdhëroi që Lake të paraqitej deri më 15 shtator për një deklaratë nën betim para avokatëve të punonjësve të agjencisë.

Punonjësit e Zërit të Amerikës kanë paditur administratën për humbjen e vendeve të punës

Një grup punonjësish të agjencisë që kanë ngritur një padi për të bllokuar eliminimin e VOA-s e dënuan veprimin e fundit të Lake.

“Ne i konsiderojmë sulmet e vazhdueshme të Lake ndaj agjencisë sonë të neveritshme”, thanë ata në një deklaratë. “Ne presim me padurim dëshminë e saj për të mësuar nëse plani i saj për të shpërbërë Zërin e Amerikës është zbatuar me procesin rigoroz të shqyrtimit të kërkuar nga Kongresi”.

Në janar, kur Trumpi u kthye në detyrë, ai urdhëroi ndalimin e fondeve federale dhe shkurtime fondesh te transmetuesi ndërkombëtar Zëri i Amerikës në minimumin e lejuar nga Kongresi.

Raundi i fundit i shkurtimeve nga puna, nga i cili preken 532 punonjës, synon të përmbushë udhëzimin e Trumpit për të “ndihmuar në uljen e burokracisë federale, përmirësimin e shërbimeve të agjencisë dhe për t’i kursyer popullit amerikan më shumë nga paratë e fituara me mund”, tha një nëpunës.

USAGM mbikëqyr gjashtë institucione që, së bashku me VOA-n, përfshijnë Radion Evropa e Lirë/Radio Liberty, Radion Azia e Lirë, Rrjetet e Transmetimeve të Lindjes së Mesme dhe Radio Martí.

Këto rrjete datojnë që nga Lufta e Ftohtë dhe janë pjesë e një rrjeti organizatash të financuara nga qeveria amerikane, qëllimi i të cilave është të zgjerohet ndikimi i SHBA dhe të luftohet autoritarizmi.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Më shumë se tre milionë të papunë në Gjermani
Artikulli tjetër Nacionalistët bullgarë sulmojnë makinën e Von der Leyen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.