KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rebelët Huthi, në Jemen në shënjestër të Izraelit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rebelët Huthi, në Jemen në shënjestër të Izraelit
AktualeBota

Rebelët Huthi, në Jemen në shënjestër të Izraelit

Përditësimi i fundit: 19 Dhjetor, 2024 10:58 am
131 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ushtria izraelite i ka bombarduar kryeqytetin e Jemenit dhe një qytet port të enjten në mëngjes, duke i vrarë të paktën nëntë njerëz, thanë zyrtarët.

Paraprakisht, rebelët Huthi e kishin sulmuar Izraelin me raketa. Sulmet e së enjtes rrezikojnë përshkallëzimin e konfliktit me rebelët e mbështetur nga Irani, sulmet e të cilëve në korridorin e Detit të Kuq kanë ndikuar ndjeshëm në transportin global.

Kanali satelitor al-Masirah, i kontrolluar nga rebelët Huthi, raportoi se disa nga sulmet kishin si objektiv stacionet e energjisë në kryeqytet, si dhe terminalin e naftës Ras Isa në Detin e Kuq. Kanali, duke cituar e korrespondentin e tij në qytetin port Hodeida, raportoi se të paktën shtatë njerëz u vranë në portin e afërt të Salifit, ndërsa dy të tjerë u vrarë në terminalin e naftës Ras Isa.

Gjithashtu u raportua për të plagosur në portin e Hodeidas.

Ushtria izraelite nuk dha hollësi për objektivat e goditura dhe as për dëmet e shkaktuara nga bombardimet e saj

“Objektivat e goditura nga [forcat ushtarake izraelite] përdoreshin nga forcat e Huthit për qëllime ushtarake”, tha ushtria izraelite në një komunikatë.

“Sulmet dëmtojnë regjimin terrorist të Huthit, duke parandaluar që ai të shfrytëzojë objektivat për qëllime ushtarake dhe terroriste, përfshirë kontrabandën e armëve iraniane në rajon”, tha ushtria izraelite.

Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se sulmet goditën infrastrukturën energjetike dhe të portit, që ai pretendoi se rebelët “po e përdornin në mënyra që kontribuon efektivisht në veprimet e tyre ushtarake”.

“Izraeli nuk do të hezitojë të veprojë për t’i mbrojtur veten dhe qytetarët e tij nga sulmet e Huthit”, tha Hagari.

Edhe forcat amerikane i kanë bombarduar objektivat e rebelëve Huthi për gati një vit, për shkak të sulmeve që rebelët po i kryejnë ndaj anijeve tregtare në korridorin e Detit të Kuq. Të hënën, Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane tha se godi “një objekt kryesor komande dhe kontrolli” të operuar nga rebelët Huthi në Sana.

Rebelët Huthi kanë i sulmuar rreth 100 anije tregtare me raketa dhe dronë që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës në tetor 2023, e cila nisi pas sulmit të papritur të Hamasit në jug të Izraelit, ku vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 250 të tjerëve.

Lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Rebelët Huthi kanë kapur një anije dhe i kanë fundosur dy të tjera në një fushatë që gjithashtu ka vrarë katër marinarë.

Rebelët pretendojnë se shënjestrojnë anije të lidhura me Izraelin, SHBA-në ose Mbretërinë e Bashkuar, për ta bërë të mundur përfundimin e luftës izraelite kundër Hamasit në Gazë. Megjithatë, shumë nga anijet e sulmuara nga ta kanë pak ose aspak lidhje me konfliktin, përfshirë disa që shkonin drejt Iranit.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit

Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!

Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën

Fasoneria humbet miliarda/ Eksportet bien shumë, euro shton presionin

Rama publikon listat e protestuesve “problematikë”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lufta në Ukrainë, vriten mbi 100 ushtarë koreano-veriorë
Artikulli tjetër Musk dhe Trump vlerësohen thuajse njësoj nga amerikanët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?
Analize Fokus Koment Kryesore Politike Sociale 23 Tetor, 2026
Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 23 Tetor, 2026
Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.