KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rusia pretendon se ka marrë edhe dy qytete ukrainase
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rusia pretendon se ka marrë edhe dy qytete ukrainase
AnalizeBotaFokusZhvillim

Rusia pretendon se ka marrë edhe dy qytete ukrainase

Përditësimi i fundit: 2 Dhjetor, 2025 1:19 pm
210 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vizituar një qendër komanduese ushtarake, ku është informuar nga drejtuesit më të lartë të ushtrisë ruse për zhvillimet e fundit në frontin e Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sipas pamjeve të publikuara nga Kremlini, Putin u prit nga kreu i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, në një pikë të përbashkët komanduese të forcave ruse. Aty, Gerasimov raportoi se trupat ruse kishin marrë nën kontroll qytetet Pokrovsk në rajonin e Donetskut, si dhe Vovchansk në rajonin e Kharkivit.

Ndërkohë që negociatat për paqe vijojnë, Putin e vlerësoi marrjen e Pokrovskut si një zhvillim kyç që, sipas tij, do t’i mundësojë ushtrisë ruse të avancojë më tej në objektivat e saj.

“Ky është një drejtim i rëndësishëm. Të gjithë e kuptojmë sa i rëndësishëm është. Do të sigurojë zgjidhjen e detyrave që kemi vendosur që në fillim të operacionit special ushtarak”, tha Putin.

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamje të ushtarëve të saj në qendër të Pokrovskut të Ukrainës.

Ndërkohë, autoritetet ukrainase nuk kanë konfirmuar marrjen e ndonjërit prej këtyre dy qyteteve.

Putin do të presë të dërguarin special të presidentit amerikan, Steve Witkoff, ku do të diskutojnë mbi negociatat e paqes me Ukrainën. Më herët, Witkoff dhe senatori Marco Rubio zhvilluan bisedime me negociatorët ukrainas në Florida, të cilat i konsideruan si produktive.

 

Marrë nga Ria Novosti

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plakja e popullsisë rrit nevojat e shërbimeve shëndetësore
Artikulli tjetër Mirela Kumbaro i dha plazh privat familjes Avdyli në 2025-ën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.