KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rusia shfrytëzon dimrin, si armë kundër ukrainasve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rusia shfrytëzon dimrin, si armë kundër ukrainasve
AktualeAnalizeBotaFokusOpinionSociale

Rusia shfrytëzon dimrin, si armë kundër ukrainasve

Përditësimi i fundit: 20 Janar, 2026 10:38 am
231 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Energji elektrike disa orë në ditë, në rastin më të mirë. Banesa pa ngrohje për ditë të tëra. Gjeneratorë që punojnë mbi trotuaret e mbuluara me borë. Reduktime të furnizimit me ujë. Temperaturat më të ulëta ndër vite.

Durimi po shteron, nervozizmi po rritet dhe Kievi po ngrin përderisa ukrainasit përpiqen t’i përballojnë sulmet e pandërprera ruse që kanë shkatërruar pjesë të mëdha të infrastrukturës energjetike të vendit. Një javë pas një breshërie të madhe ruse më 9 janar, shumë shtëpi në kryeqytetin ukrainas, Kiev, kanë mbetur pa ngrohje apo shërbime të tjera.

Përderisa bombardimet e Rusisë ndaj caqeve të energjisë civile dhe ngrohjes nuk janë një strategji e re, breshëria këtë dimër duket më e pandalshme dhe më shkatërruese sesa vitet e kaluara.

“Është 15 gradë Celsius në banesën time”, tha një grua teksa po ecte në një rrugë të Kievit, jo larg ndërtesës ku banon.

“Unë vishem trash dhe i them [kryetarit të Kievit, Vitali] Klitschko që të shpejtojë. Sigurisht, unë vetë nuk mund të nxitojë për shkak të moshës. Unë pi shumë çaja të nxehtë”.

“Është turp që nuk ishim më të përgatitur për këtë”, tha ajo në një intervistë për Current Time.

Një burrë tjetër, që ecte ngadalë nëpër qendrën e Kievit, tha se shtëpia e tij është pa ngrohje që tre ditë, gjatë të cilave gruaja e tij ka ndezur shporetin me gaz për t’u ngrohur. “Shyqyr Zotit që kemi gaz”.

Ukrainasit janë të lodhur nga pothuajse katër vjet të luftës së plotë që Rusia nisi kundër shtetit të tyre. Për shumë, morali është pësuar ulje-ngritje, teksa fati i ushtrisë ukrainase në fushëbetejë ka ndryshuar vazhdimisht.

Presidenti Volodymyr Zelensky, dhe zyrtarë të tjerë janë përpjekur që të mbajnë lart moralin e ukrainasve, teksa po ashtu kanë siguruar mbështetje të vazhdueshme nga aleatët perëndimorë dhe furnizim të qëndrueshëm me armë perëndimore, gjë që ka fuqizuar luftën e ushtrisë. Kjo përfshin edhe mbrojtje ajrore për të rrëzuar raketat dhe dronët që lëshon Rusia.

Këtë dimër, Rusia nuk e ka fshehur strategjinë e saj për të shënjestruar rrjetin elektrik dhe termocentralet në Ukrainë, që veçse janë dëmtuar rëndë, së bashku me ngrohtoret komunale, të cilat furnizojnë me ngrohje dhe ujë të nxehtë, në mos shumicën, e ndërtesave në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase.

“Nuk ka asnjë central energjetik në Ukrainë që nuk është goditur nga rusët gjatë luftës”, tha ministri i Energjisë, Denys Shmyhal, gjatë një mbledhje të Parlamentit ukrainas më 16 janar.

Por, Ukraina ka vetëm një numër të kufizuar të sistemeve kundërajrore për rrëzimin e dronëve dhe raketave. Zyrtarët kanë vendosur për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike nëpër qytet dhe rajonet përreth – për shembull, tri orë me rrymë dhe 12 pa – teksa punëtorët po ngarendin të riparojnë dëmet që të ketë rrymë dhe ngrohje.

“Ka shumë dëme”, tha përmes një videoje një punëtor i DTEK-ut, kompanisë më të madhe private në Ukrainë për shërbime. “Tela të këputur, izolatorë të thyer, shtylla të dëmtuara. Fusha, rrugë të shkatërruara, ku asnjë pajisje nuk mund të arrijë deri te dëmtimet. Për t’i gjetur vendet ku ka dëme, punëtorët ecin me orë të tëra në të ftohtë”.

Ukrainasve po u humb durimi dhe kanë nisur të kritikojnë zyrtarët lokalë dhe qendrorë. Veçmas në Kiev.

“Kievi, fatkeqësisht, ka bërë shumë më pak, shumë pak është bërë në kryeqytet. Dhe edhe këto ditë nuk shoh shumë intensitet”, tha Zelensky, duke pranuar vështirësitë që kanë pasur punëtorët për t’i mbajtur shtëpitë të ngrohta dhe të ndriçuara.

Kjo nxiti një reagim të ashpër nga kryetari i Kievit, i cili edhe më herët ka pasur përplasje me Zelenskyn.

“Çfarë ‘intensiteti’ nuk sheh presidenti në punën që po bëhet në Kiev, në këtë situatë krize, veçmas në ditët e fundit, siç tha ai?”, shkroi në Telegram më 14 janar kryetari i Kievit, Vitali Klitschko.

“Të paktën unë po flas sinqerisht dhe po i paralajmëroj njerëzit për një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Dhe nuk më interesojnë asnjë lloj vlerësimesh apo zgjedhjesh fantazmë”, tha Klitschko, i cili kishte këshilluar banorët e Kievit që të largoheshin nga qyteti për shkak të krizës energjetike dhe të gjenin strehim te të afërmit ose miqtë që gjenden diku tjetër.

Zyrtarët e emergjencës kanë ngritur tenda ngrohëse në lagjet më të prekura të Kievit, ku njerëzit mund të ngrohen dhe të mbushin bateritë e telefonave dhe kompjuterëve të tyre.

Inna, nënë e tre fëmijëve, përfshirë një foshnjë trejavëshe, tha se familja e saj ia doli natën e parë pasi u ndërpre ngrohja dhe energjia elektrike. Por, natën e dytë, temperatura brenda shtëpisë ranë në 15 gradë dhe ata nisën ta ndjenin të ftohtët.

“E veshëm më të voglin me dy palë pizhame dhe një triko të trashë. Një fqinj nga solli një triko leshi nga vitet ‘40”, tha ajo. “Mora edhe gëzof nga spitali dhe e mbulova edhe me të”.

“Tashmë kemi 55 orë pa rrymë, ndaj thjesht qesh që të mos qaj”, tha Anna, një grua që po letra në një qendër tjetër për ngrohje.

“Ne duam negociata. Por, më duket se Rusia nuk do negociata. Dhe, çfarë më pas? Nuk e di”, tha një grua tjetër në këtë qendër. “Dua të jetoj në Ukrainë”.

Ligji për konfliktet e armatosura

Vendimi për të shënjestruar popullatën civile të Ukrainës nisi disa muaj pas fillimit të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Që atëherë, një numër gjithnjë e në rritje i ekspertëve ndërkombëtarë kanë ardhur në përfundim se kjo përpjekje përbën krim të pastër lufte, një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar që ndalon shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve.

“Këto sulme bëhen në kohë të caktuara jo për të përkuar me ofensiva ushtarake, por me ardhjen e dimrit. Efekti i parashikueshëm – dhe ndoshta edhe qëllimi – është t’i zhysë civilët në errësirë dhe privim, duke e përdorur dimrin si armë”, shkroi një grup avokatësh në një dokument të publikuar në nëntor të vitit të kaluar.

“Shkalla e vuajtjeve civile të shkaktuara nga këto goditje tejkalon çdo përfitim ushtarak të mundshëm, duke shkelur parimin e proporcionalitetit”, thanë ata. “Dhe, përdorimi i qëllimshëm i motit të ftohtë dhe errësirës për të thyer moralin tregon një qëllim për të terrorizuar, gjë që ndalohet me ligjet e luftës”.

Në mars të vitit 2024, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi fletarrestim për dy oficerë të lartë ushtarakë rusë – një admiral të flotës së Detit të Zi dhe një gjeneral të forcave ajrore – për orkestrim të fushatës për shënjestrimin e objektivave civile.

“Po ngrijmë nga të ftohtët, por çfarë mund të bësh?”, tha një grua tjetër, e cila jeton në një lagje në brigjet lindore të lumit Dnjepër, teksa ecte në qendër të Kievit.

Ajo tha për Current Time se kishte katër ditë pa ngrohje dhe se po mundohej të ngrohej “me batanije, rroba dhe çaj, por nuk kemi gaz për gatim”.

“A nuk mund të bëni asgjë për ne, zotëri?”, tha ajo, duke iu drejtuar ekzekutivit.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit

Rama bën deputetin e tij të Beratit, Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”

Si po e humbet Shqipëria biodiversitetin e saj bujqësor?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave nga përplasja e trenave
Artikulli tjetër Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Dosjet Shqiptare” zbulojnë verbërinë morale të arkitektëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Gusht, 2026
Aksident në Golem/ Humbin jetën 2 persona, pas përplasjes së motorit
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
Viti 2025 shënoi rritje të shtetasve të huaj, në Shqipëri
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
“Taranto 2026”/ Mundësit shqiptarë shkruajnë historinë në Lojërat Mesdhetare
Aktuale Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.