KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Samit krize në BE: Scholz kundër paqes së diktuar në Ukrainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Samit krize në BE: Scholz kundër paqes së diktuar në Ukrainë
AktualeAnalizeBotaKoment

Samit krize në BE: Scholz kundër paqes së diktuar në Ukrainë

Përditësimi i fundit: 6 Mars, 2025 1:51 pm
157 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në samitin e BE-së në Bruksel, kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) paralajmëroi edhe një herë kundër një “paqeje të diktuar” në Ukrainë. “Është shumë e rëndësishme që ne të sigurojmë që Ukraina të mos i duhet të pranojë një paqe të diktuar”, tha Scholz në margjinat e takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së të enjten (06.03.). Duhet të bëhet fjalë për “një paqe të drejtë dhe korrekte që garanton sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”. Sipas Scholz, kjo do të përfshinte “një ushtri të fortë ukrainase edhe në kohë paqeje”. Ukraina duhet të mbetet si një “komb sovran, demokratik, i pavarur”, theksoi kancelari gjerman. “Ajo nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë vetë.” Scholz paralajmëroi të ruhet qetësia kur bëhet fjalë për presidentin e SHBA, Donald Trump. “Ne duhet të sigurojmë që Ukraina të vazhdojë të mbështetet”, tha ai. Kjo përfshin mbështetjen financiare dhe ushtarake nga evropianët dhe SHBA.

Presidenti francez, Emmanuel Macron merr iniciativën para samitit të BE-së për Ukrainën dhe u bën oferta për mbrojtje bërthamore partnerëve evropianë. Para kërcënimit rus Franca është e hapur për të përdorur armët e saj bërthamore për të mbrojtur partnerët e saj evropianë, është shprehur presidenti francez, Emmanuel Macron. “Kapaciteti kërcënues bërthamor i yni na mbron: ai është i plotë, sovran dhe tërësisht francez”, tha Macron në një fjalim televiziv drejtuar kombit të mërkurën. Ai e përshkroi Rusinë si një kërcënim për Francën dhe Evropën. Lufta në Ukrainë është tashmë një “konflikt global”, vazhdoi Macron.

Shqetësime nga Gjermania

Shkak për nismën e Macron ka të ngjarë të jetë edhe shqetësimi i kancelarit të ardhshëm gjerman Friedrich Merz, nëse NATO do të qëndrojë në formën e saj aktuale deri në qershor. “Në përgjigje të thirrjes historike të kancelarit të ardhshme gjerman, kam vendosur të hap debatin strategjik për mbrojtjen e aleatëve tanë në kontinentin evropian përmes kërcënimit tonë bërthamor”, tha presidenti francez.

Friedrich Merz është shprehur në favor të bisedimeve me Francën dhe Britaninë e Madhe për zgjerimin e mbrojtjes bërthamore. Franca dhe Britania e Madhe janë dy fuqitë e vetme bërthamore në Evropë.

Nisma e Macron në Francë është pritur me kritika. Liderja e opozitës, Marine Le Pen është rreptësisht kundër zgjerimit të mburojës bërthamore në Evropë. Me ofertën, Macron “minon kërcënimin tonë”, tha Le Pen.

Reagimi nga Rusia

Qeveria ruse akuzoi presidentin francez se ka humbur lidhjen me realitetin. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha: “Nëse ai na konsideron si kërcënim, thërret një takim të shefave të shtabit të përgjithshëm të vendeve evropiane dhe Britanisë, deklaron se përdorimi i armëve bërthamore është i nevojshëm dhe përgatitet që të përdorë armë bërthamore kundër Rusisë, atëherë sigurisht që ky është një kërcënim”, tha Lavrov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Ndërkohë, Rusia jo vetëm që sulmon verbalisht Evropën, por gjithashtu po vazhdon luftën kundër Ukrainës. Ndërkohë ushtria ukrainase sipas të dhënave të saj ka shkatërruar 68 dronë rusë në orët e para të së enjtes. Forcat e armatosura ruse sulmuan Ukrainën me 112 dronë dhe dy raketa balistike. Synimi ishte edhe infrastruktura në rajonin e Odesës në jug të Ukrainës.

Franca i ofron Ukrainës informacion nga shërbimet sekrete franceze. Lajmin e ka bërë të ditur ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu. SHBA kishte njoftuar më parë të mërkurën se do të pezullonte shkëmbimin e informacionit të inteligjencës me Ukrainën. Kjo është një goditje e rëndë për mbrojtjen e Ukrainës ndaj sulmeve të Rusisë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbi 7000 banorë nga Shqipëria aplikuan për azil në Europë në 2024
Artikulli tjetër Nuk do të jetë i lehtë formimi i qeverisë në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.