Zgjedhjet e fundit në SHBA ishin një goditje e rëndë edhe për mbarë prokurorët liberalë, të zgjedhur falë financimeve të miliarderit ultra-majtist, George Soros.
Njëra prej tyre ishte edhe kryeprokurorja Kim Foxx, e cila u bë simbol i qasjes së butë ndaj krimit.
Ndërkohë Fox News raporton se ajo ka humbur edhe licencën ligjore, që i lejon asaj të punojë si juriste.
Licenca e saj është pezulluar më 1 dhjetor dhe asaj nuk i lejohet të ushtrojë asnjë funksion ligjor në shtetin e Ilinoisit.
Në një reagim zyrtar thuhet se ajo nuk do jetë në gjendje të praktikojë ligjin as si avokate pasi nuk plotëson as kushtet minimale të edukimit të vazhdueshëm ligjor.
Prokurorja liberale tha për mediat se ky ishte një gabim, pasi ajo ka kredite të mjaftueshme.
Vendin e saj si kryeprokurore e zuri Eileen O’Neill Burke, e cila u zgjodh me premtimin se do jetë më e ashpër ndaj krimit dhe kriminelëve.
Marrë nga Fox News