KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA-ja ndalon përkohësisht intervistat për viza për studentët e huaj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SHBA-ja ndalon përkohësisht intervistat për viza për studentët e huaj
AktualeBotaSociale

SHBA-ja ndalon përkohësisht intervistat për viza për studentët e huaj

Përditësimi i fundit: 28 Maj, 2025 9:19 am
158 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Departamenti amerikan i Shtetit ka ndalur përkohësisht planifikimin e intervistave të reja për viza për studentët e huaj që synojnë të studiojnë në SHBA, pasi po përgatitet ta zgjerojë kontrollin mbi aktivitetin e tyre në rrjetet sociale, thanë zyrtarët.

Një zyrtar amerikan tha në kushte anonimiteti të martën se kjo ndalesë është e përkohshme dhe nuk vlen për aplikantët që tashmë e kanë të caktuar intervistën për vizë.

Në një kabllogram të nënshkruar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio – dhe që është siguruar nga Associated Press – thuhet se Departamenti i Shtetit do të lëshojë udhëzime për kontrollin e zgjeruar të rrjeteve sociale.

“Me efekt të menjëherë – në kuadër të përgatitjeve për zgjerimin e kontrollit të detyrueshëm të rrjeteve sociale – seksionet konsullore nuk duhet të shtojnë kapacitete shtesë për takime për viza për studentë apo vizitorë këmbimi, derisa të lëshohen udhëzimet e reja”, thuhet në kabllogram.

E pyetur për këtë ndalesë gjatë një konference për shtyp të martën, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, tha se SHBA-ja përdor të gjitha mjetet e mundshme për t’i verifikuar aplikantët për viza.

“Ne do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që kemi për të vlerësuar se kush vjen këtu – qofshin studentë apo të tjerë”, tha Bruce.

Ky veprim, i raportuar fillimisht nga Politico, është pjesë e përpjekjeve të administratës Trump për të ashpërsuar kontrollet ndaj studentëve ndërkombëtarë.

Javën e kaluar, administrata Trump hoqi të drejtën e Universitetit Harvard për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke e përjashtuar atë nga programi që lejon kolegjet të sponsorizojnë viza për studentë të huaj.

Ky vendim u kundërshtua menjëherë në gjykatë dhe aktualisht është pezulluar nga një gjyqtar federal.

Në pranverë, administrata revokoi gjithashtu statusin ligjor të mijëra studentëve të huaj që ndodheshin në SHBA, duke i detyruar disa prej tyre të largohen për shkak të frikës nga deportimi.

Pas shumë padive të suksesshme, administrata e riktheu statusin e tyre ligjor, por gjithashtu zgjeroi bazat për t’ua revokuar statusin ligjor studentëve në të ardhmen.

Një pezullim i zgjatur i planifikimit të intervistave për viza studentore mund të shkaktojë vonesa që rrezikojnë regjistrimin e studentëve në semestrat e verës dhe vjeshtës.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Cili është plani i ri për ndihma në Gazë?
Artikulli tjetër Kina përgjegjëse për 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën
Analize Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.