KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA, ndikimi i ndërprerjes së fondeve për kërkimet shkencore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SHBA, ndikimi i ndërprerjes së fondeve për kërkimet shkencore
AnalizeBotaKomentSocialeZhvillim

SHBA, ndikimi i ndërprerjes së fondeve për kërkimet shkencore

Përditësimi i fundit: 7 Mars, 2025 9:11 am
172 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shtetet amerikane pritet të përballen me humbjen e vendeve të punës në laboratorët për kërkime shkencore dhe në bizneset lokale që u shërbejnë atyre pas vendimit të Presidentit Donald Trump që të pezullojë fondet për studimet shkencore. Administrata Trump thotë se pezullimi i fondeve federale është bërë për të verifikuar nëse ka shpërdorime të fondeve. Megjithatë, shkencëtarët thonë se nuk bëhet fjalë vetëm për vendet e tyre të punës, por dhe ndikimin që do të ketë mbi shëndetin e pacientëve.

Ndër goditjet më të mëdha, nëse ky pezullim fondesh i mbijeton një sfide gjyqësore, do të jenë shkurtimet masive në fondet për Institutin Kombëtar të Shëndetësisë. Kjo, sipas një analize të bërë së fundmi me ndihmën e organizatës “United for Medical Research” do të eliminonte vende pune në shumë shtete.

Neurologu Richard Huganir në Universitetin John Hopkins po studionte se si truri ruan kujtesën, kur zbuloi një gjen, kur ndryshon, shkakton disa aftësi të kufizuara intelektuale.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë është motori që ka zbuluar të gjitha terapitë e mrekullueshme që kemi për kancerin, sëmundjet e zemrës dhe shëndetin e trurit. Është e frikshme se çfarë do të bëjmë nëse studimet nuk vazhdojnë, nëse nuk financohemi?” tha neurologu Huganir

Ai shton se është e vështirë edhe për pacientët të kuptojnë se si mund të humbasin një kurë të pazbuluar.

“Ata janë të dëshpëruar. Jemi duke u vonuar me këto zbulime. Momentalisht nuk jemi në një situatë të mirë”, thotë zoti Huganir.

Administrata e Presidentit Trump thotë se pezullimi i fondeve, jo vetëm për kërkime shkencore, por edhe për agjenci të tjera, është bërë për të verifikuar nëse ka abuzime me fondet.

Shumica e buxhetit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, mbi 35 miliardë dollarë në vit, shkon në universitete, spitale dhe grupe të tjera kërkimore. Grantet ndahen në “kosto të drejtpërdrejta”, që mbulojnë pagat e studiuesve dhe furnizimet për një projekt, si dhe “kostot jo të drejtpëdrejta”, për të mbuluar shpenzimet e tjera, që lidhen me projektet, si qeratë e ndërtesave, energjia elektrike, apo stafi që bën mirëmbajtjen.

“Do të na dëmtojë në Universitetin ‘John Hopkins’, do të na dëmtojë në nivel kombëtar, pasi po humbasim njerëz të aftë për shkencë. Megjithatë, gratë që vuajnë nga kanceri dhe po trajtohen, janë ato që dëmtohen tani”, thotë Dr. Otis Brawley nga Universiteti “John Hopkins”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë negocion drejtpërdrejt me grupet e shkencëtarëve, një proces që u jep menaxherëve të drejtën të përcaktojnë tarifat për ‘kosto jo të drejtpëdrejta’ që mund të arrijnë deri në 50% ose më shumë. Megjithatë, administrata Trump planifikon të vendosë një tavan mbi këto shpenzime duke i zbritur ato në 15%. Administrata Trump vlerëson se kjo do t’i kursente qeverisë 4 miliardë dollarë në vit.

I emëruari i Presidentit Trump për Drejtor të ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Dr. Jay Bhattacharya, gjatë seancës së konfirmimit në Senat të mërkurën u pyet për pezullimin e fondeve.

“Ka shumë mosbesim mbi atë se si shpenzohen fondet pasi besimi në institucionet e shëndetit publik ka rënë pas pandemisë. Unë mendoj se transparenca rreth ‘kostove jo të drejtpërdrejta’ është shumë e rëndësishme. Këtë mund ta përmirësojnë universitetet duke punuar së bashku për t’u siguruar që është tërësisht e qartë se ku shkojnë paratë”, tha i emëruari i Presidentit Trump për postin e Drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik.

Një gjykatës federal e ka bllokuar përkohësisht masën e pezullimit të fondeve, por derisa të përfundojë lufta gjyqësore, studiuesit nuk janë të sigurt se çfarë pune do të jenë në gjendje të vazhdojnë.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raportuesi i Parlamentit Evropian i jep mbështetje anëtarësimit të Malit të Zi
Artikulli tjetër Kosova pa asnjë kontratë lobimi në SHBA

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.