KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA sulmon Iranin dhe rikthen sanksionet ndaj naftës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SHBA sulmon Iranin dhe rikthen sanksionet ndaj naftës
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

SHBA sulmon Iranin dhe rikthen sanksionet ndaj naftës

Përditësimi i fundit: 8 Korrik, 2026 7:59 am
143 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shtetet e Bashkuara ndërmorën të martën sulme të reja ndaj Iranit dhe rivendosën sanksionet mbi shitjet e naftës iraniane, në përgjigje të një sërë sulmesh ndaj anijeve tregtare pranë Ngushticës së Hormuzit.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane kanë “nisur një seri goditjesh të fuqishme ndaj Iranit për t’i imponuar kosto të rënda për shënjestrimin dhe sulmet ndaj anijeve tregtare me ekuipazhe civile në një rrugë ujore ndërkombëtare.”

“Goditjet amerikane janë përgjigje ndaj sulmeve iraniane ndaj tre anijeve tregtare që po kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit. Agresioni i treguar nga Irani ishte i pajustifikuar, i rrezikshëm dhe një shkelje e qartë e armëpushimit”, thuhet në deklaratë.

Deklarata u publikua menjëherë pasi SHBA riktheu sanksionet ekonomike ndaj Iranit. Këto masa përbëjnë një nga sfidat më serioze për armëpushimin e brishtë mes dy vendeve. Rivendosja e sanksioneve heq një nga lëshimet kryesore që Uashingtoni kishte bërë ndaj Teheranit në këmbim të rihapjes së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

“Irani do të përfitojë vetëm nëse tregon sjellje të përgjegjshme”, deklaroi një zyrtar amerikan. “Veprimet e Iranit në Ngushticën e Hormuzit ishin plotësisht të papranueshme për Shtetet e Bashkuara dhe do të kenë pasoja.”

Lajmi ndikoi menjëherë në tregjet ndërkombëtare të naftës. Çmimi i naftës Brent u rrit me 3%, duke arritur në 76 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane u rrit me afro 6%, duke kaluar sërish mbi 70 dollarë për fuçi për herë të parë që nga 30 qershori.

Fillimisht, Departamenti Amerikan i Thesarit kishte rënë dakord të pezullonte sanksionet ndaj shitjes së naftës iraniane për 60 ditë, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, e kishte cilësuar atë vendim si një shenjë besimi në “bisedimet konstruktive” mes dy vendeve.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë përparojnë, kontrolli i pushtetit çalon

Serbi/ Amnistitë e diskutueshme të Vuçiqit

Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë

Hungaria hap “dosjet e agjentëve”/ Lustracion i vonuar

Kërcënohet me bojkot, për shkak të rikthimit të Rusisë në garat e hokejit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Avokati i Veliajt dorëzon në Gjykatën e Lartë përshpejtimin e gjykimit ndaj kryebashkiakut
Artikulli tjetër Çertifikohet sot rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Marta Kos: “Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së”
Analize Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Lirohen katër nxënësit shqiptarë të ndaluar në Mal të Zi, pse bënë simbolin e shqiponjës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 4 Nëntor, 2026
Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida
Aktuale Analize Sociale Sporti 4 Nëntor, 2026
Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.