KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Avokati i Veliajt dorëzon në Gjykatën e Lartë përshpejtimin e gjykimit ndaj kryebashkiakut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Avokati i Veliajt dorëzon në Gjykatën e Lartë përshpejtimin e gjykimit ndaj kryebashkiakut
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Avokati i Veliajt dorëzon në Gjykatën e Lartë përshpejtimin e gjykimit ndaj kryebashkiakut

Përditësimi i fundit: 8 Korrik, 2026 7:54 am
146 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Plarent Ndreca avokati i Erion Veliajt dorëzoi dje në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtim të gjykimit ndaj kryebashkiakut mbasi Kushtetuesja zbardhi vendimin ku i lë disa detyra kësaj gjykate.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Lartë, mbrojtja argumenton se çdo vonesë në rigjykim ka pasoja të drejtpërdrejta jo vetëm mbi lirinë personale të Veliajt, por edhe mbi ushtrimin e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Po ashtu, mbrojtja kërkon që Gjykata e Lartë të vlerësojë nëse masa “arrest në burg” vijon të jetë e domosdoshme dhe proporcionale, nëse janë shqyrtuar realisht masat alternative të sigurimit, si dhe nëse mbajtja e Veliajt në kafazin prej xhami gjatë seancave gjyqësore cenon dinjitetin njerëzor, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për një mbrojtje efektive.

Sipas shkresave që disponon gazetarja argumentohet se “Nëse çështja nuk shqyrtohet me përparësi, rigjykimi rrezikon të humbasë efektivitetin e tij praktik. Një vendim i dhënë vonë, kur periudha reale e mandatit është konsumuar në pjesën më të madhe ose tërësisht, nuk do të rivendoste dot në mënyrë efektive të drejtën për të ushtruar funksionin publik, as do të riparonte pasojën institucionale që ka sjellë pamundësimi faktik i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të ushtruar detyrën. Për këtë arsye, elementi kohor në këtë çështje është pjesë e vetë substancës kushtetuese të saj. Liria personale, e drejta për t’u zgjedhur, ushtrimi real i mandatit dhe e drejta e zgjedhësve për t’u qeverisur nga organi që kanë zgjedhur me votë, nuk mund të mbrohen në mënyrë efektive nëse rishqyrtimi vonohet deri në atë pikë sa rezultati i tij të mbetet vetëm deklarativ“.

Në lidhje me kafazin e xhamtë thuhet “E njëjta logjikë vlen edhe për pretendimin lidhur me mbajtjen e z. Veliaj në kabinën/kafazin e xhamit. Edhe ky pretendim nuk kërkon rivlerësim faktesh apo provash në kuptimin e nenit 441, germa dh), të KPP-së. Ai kërkon një vlerësim juridik dhe kushtetues mbi faktin nëse izolimi i një të pandehuri në një kabinë/kafaz xhami, pa identifikim konkret të një rreziku real dhe aktual, pa arsyetim individual dhe pa shqyrtim të masave më pak kufizuese, është i pajtueshëm me dinjitetin njerëzor, dhe prezumimin e pafajësisë. Kjo është çështje standardi, jo çështje prove të re. Qëndrimi në kafaz xhami nuk mund të trajtohet si çështje infrastrukture gjykate ose si praktikë rutinore organizimi salle. Ai ka një domethënie të drejtpërdrejtë kushtetuese. Vendosja e një personi të prezumuar të pafajshëm në një hapësirë të izoluar, të dukshme për publikun, mediat dhe trupin gjykues, krijon imazhin e rrezikshmërisë dhe fajësisë përpara se fajësia të jetë provuar. Për më tepër, nëse kjo masë pengon ose vështirëson komunikimin konfidencial dhe efektiv me mbrojtjen, ajo nuk cenon vetëm dinjitetin, por edhe vetë cilësinë e pjesëmarrjes së të pandehurit në proces“.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Soft Power”, Thembra e Akilit e Kinës
Artikulli tjetër SHBA sulmon Iranin dhe rikthen sanksionet ndaj naftës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.