KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shkencëtarët ngrenë alarmin: Akullnajat nuk do t’i mbijetojnë shekullit 21
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Shkencëtarët ngrenë alarmin: Akullnajat nuk do t’i mbijetojnë shekullit 21
BotaSocialeZhvillim

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Akullnajat nuk do t’i mbijetojnë shekullit 21

Përditësimi i fundit: 25 Mars, 2025 10:03 am
193 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Akullnajat e Tokës aktualisht ruajnë rreth 70% të ujërave të ëmbël të botës. Megjithatë shkencëtarët të premten që kaloi dolën me një “konkluzion” alarmant.

Ata paralajmërojnë se akullnajat në shumë pjesë të globit nuk do të mund t’i mbijetojnë shekullit të 21-të. Një raport nga Organizata Botërore Meteorologjike bëri të ditur se në 5-6 vitet e fundit është parë shkrirja më e shpejtë e akullnajave përgjatë historisë.

Ndërsa kjo shkrirje lëshon sasi të mëdha uji, ekspertët paralajmërojnë se 10 milionë njerëz në mbarë botën janë tani në rrezik nga përmbytjet shkatërruese akullnajore.

Që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1975, akullnajat kanë humbur më shumë se 9,000 miliardë tonë masë – ekuivalente me një shtresë akulli aq të madhe sa Gjermania dhe (25 km) e trashë. Ndërsa kjo humbje ka qenë e moderuar në zona të tilla si Arktiku Kanadez ose Grenlanda, disa zona janë goditur dukshëm më rëndë.

Në Alpet dhe në Pirenejtë e Evropës akullnajat humbën 40% të masës së tyre vetëm midis viteve 2000 dhe 2023. Natyrisht, akullnajat tkurren gjatë muajve të ngrohtë të verës dhe rriten më shumë me borën e ngjeshur që bie gjatë dimrit.

Ky proces i ka mbajtur akullnajat aktuale të Tokës të qëndrueshme gjatë gjithë stinëve për dhjetëra apo qindra mijëra vjet. Megjithatë me fenomenin e ngrohjes globale është vënë re një shkrije e dukshme e akullnajave në sasi shumë herë më larta se sa dikur.

Sipas hulumtimit të Organizatës Botërore Meteorologjike, periudha midis 2022 dhe 2024 ishte humbja më e madhe 3-vjeçare e masës së akullnajave e regjistruar ndonjëherë. Ndërkaq një studim i kohëve të fundit zbuloi se akullnajat tani po shkrihen aq shpejt sa ato lëshojnë mesatarisht 273 miliardë tonë ujë çdo vit, ose 6,542 miliardë ton midis viteve 2000 dhe 2023.

Nëse kjo vazhdon, Organizata Botërore Meteorologjike tani beson se “akulli i përjetshëm” në thelbin e shumë akullnajave nuk do të zgjasë përtej vitit 2100. Studimet e modelimit vlerësojnë se një përmbytje akullnajore sot mund të kërcënojë jetën e 35,000 njerëzve.

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Izraeli sulmon dhe arreston regjisorin palestinez, fitues të çmimit Oscar
Artikulli tjetër Kombëtarja bën detyrën me Andorrën, 3 gola për tri pikët e para në grup

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Politike 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.