KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Izraeli sulmon dhe arreston regjisorin palestinez, fitues të çmimit Oscar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Izraeli sulmon dhe arreston regjisorin palestinez, fitues të çmimit Oscar
BotaFokusKultureSociale

Izraeli sulmon dhe arreston regjisorin palestinez, fitues të çmimit Oscar

Përditësimi i fundit: 25 Mars, 2025 9:59 am
406 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Regjisori palestinez i dokumentarit fitues të çmimit Oscar No Other Land është arrestuar nga ushtria izraelite pasi kolonët e maskuar sulmuan shtëpinë e tij. Sipas pesë aktivistëve hebrenj amerikanë që dëshmuan sulmin, Hamdan Ballal, një nga katër regjisorët e filmit që dokumentoi shkatërrimin e fshatrave në Bregun Perëndimor, u rrethua dhe u sulmua nga një grup prej rreth 15 kolonësh të armatosur në Susya në zonën Masafer Yatta në jug të Hebronit.

“Ata filluan të gjuanin gurë drejt palestinezëve dhe shkatërruan një rezervuar uji pranë shtëpisë së Hamdanit,” tha Joseph, një nga aktivistët nga Qendra për Jo-Dhunë Hebraike, i cili kërkoi të mos përdorej emri i tij i plotë për arsye sigurie.

Dëshmitarët thanë se një grup ushtarësh mbërritën në vendngjarje së bashku me kolonët e tjerë të veshur me uniformë ushtarake, të cilët e ndoqën Hamdanin deri në shtëpinë e tij dhe ia dorëzuan ushtrisë.

“Kolonët shkatërruan makinën e tij me gurë dhe çanë njërën nga gomat. Të gjitha xhamat janë thyer”,  tha një tjetër dëshmitar.

Ballal u plagos nga kolonët dhe u mor nga ushtria izraelite. Anëtarët e grupit aktivist filmuan sulmin dhe më pas hynë në shtëpi dhe panë gjak mbi dysheme, për të cilin një anëtar i familjes tha se ishte derdhur kur Hamdani u godit në kokë.

Bashkëdrejtori izraelit Yuval Avraham shkroi në X se Ballal u sulmua dhe ka postuar një video ku shihet një kolon i maskuar që dyshohet se sulmon shtëpinë e Ballal.

“Që atëherë nuk ka asnjë lajm dhe nuk është e qartë nëse po merr kujdes mjekësor dhe çfarë po ndodh me të“, tha ai.

Sipas një dëshmitari okular, katër palestinezë u plagosën nga gjuajtja me gurë, shumica prej tyre lehtë. Policia tha se tre palestinezë u arrestuan, duke përfshirë një të mitur izraelit, i cili më vonë u lirua për shkak të plagëve të marra pasi u godit nga një gur.

Më 3 mars, “No Other Land”, i cili rrëfen shkatërrimin e fshatit palestinez Masafer Yatta në Bregun Perëndimor nga IDF, fitoi Oscarin për dokumentarin më të mirë. Filmi përfshinte dy regjisorë palestinezë, Ballal dhe Basel Adra, të dy banorë të Masafar Yatta, dhe dy regjisorë izraelitë, Yuval Abraham dhe Rachel Szor.

Në skenën në Los Anxhelos, dy nga katër regjisorët e filmit, një izraelit dhe një palestinez, bënë thirrje për të drejta për palestinezët dhe një zgjidhje të negociuar të konfliktit. Avraham, foli për shkatërrimin e Gazës dhe gjithashtu për pengjet izraelite, të rrëmbyer brutalisht më 7 tetor.

“Ka një rrugë tjetër, një zgjidhje politike, pa supremaci etnike, me të drejta kombëtare për të dy popujt tanë“, tha ai. Disa ditë pas fjalimit të Avrahamit për Oscar, Fushata Palestineze për Bojkotin Akademik dhe Kulturor të Izraelit (PACBI) lëshoi një deklaratë duke dënuar dokumentarin për shkeljen e “udhëzimeve kundër normalizimit” të lëvizjes. Kreu i këshillit bashkiak të fshatit palestinez Susya, kishte një mendim tjetër dhe falënderoi aktivistët për mbështetjen e tyre, përfshirë edhe ata izraelitë. Dokumentari, pavarësisht çmimit Oscar, nuk ka gjetur ende një distributor në Amerikë.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rreth 300 persona pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit
Artikulli tjetër Shkencëtarët ngrenë alarmin: Akullnajat nuk do t’i mbijetojnë shekullit 21

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.