KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rreth 300 persona pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rreth 300 persona pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit
AnalizeFokusRajoniSocialeZhvillim

Rreth 300 persona pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit

Përditësimi i fundit: 25 Mars, 2025 9:56 am
217 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

34 persona fizik dhe 3 juridik deri më tani janë të përfshirë në dy hetimet e Prokurorisë në lidhje me tragjedinë në diskotekën e Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe rreth 200 të tjerë u lënduan. Nga organi i akuzës informojnë se hetimi nga 11 prokurorë vazhdon. Rreth 300 dëshmitarë pritet të merren në pyetje, ndërsa edhe ka vazhduar mbledhja e provave në Koçan, derisa vazhdon sigurimi i ekspertizave nga fushat e ndryshme.

“Prokurori publik Lupço Koçevski kërkoi nga prokurorët e emëruar hetim efikas dhe të plotë, i cili në detaje do ta shqyrtojë çdo aspekt dhe drejtim të përgjegjësisë për tragjedinë në Koçan”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Megjithatë, deri më tani nuk dihet se sa thellë dhe gjerë mund të shkojë dhe shtrihet hetimi.

Të gjithë të dyshuarit ngarkohen që në periudhën prej vitit 2012 deri në mëngjesin e kobshëm të 16 marsit, bashkë por çdokush në aspektin e tij, kompetencave dhe përgjegjësive fare nuk kanë vepruar sipas dispozitave për mbrojtje dhe me atë kanë shkaktuar rrezik për mjedisin jetësor, trupin e njerëzve dhe pronës në përmasa të mëdha.

Harku kohor 2012 – 2025 përfshinë kohën kur ka funksionuar diskoteka “Pulse” dhe për këtë, janë vënë nën përgjegjësi tre kryetarët e Komunës së Koçanit të cilët kanë shërbyer në këtë periudhë. Sipas Prokurorisë, ata kanë lejuar të funksionojë klubi edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet.

Megjithatë, tani për tani Prokuroria për arsye ende të panjohura, nuk e ka marrë parasysh rrethanën kohore edhe te të dyshuarit e tjerë, në niveleve tjera të pushtetit. Fajtorët, tani për tani kërkohen vetëm tek ata që kanë qenë në detyrë në vitin 2021 dhe 2023, kur klubi tanimë i djegur, pavarësisht se nuk i ka plotësuar kushtet, ka marrë licencë për punë.

Për shembull, prej vitit 2012 deri në vitit 2025, funksionin e ministrit të Ekonomisë e kanë ushtruar Valon Saraçini, Bekim Neziri, Driton Kuçi, Kreshnik Bekteshi e së fundmi, Besar Durmishi. Me hetimin është përfshirë vetëm Bekteshi, pasi në kohën e tij janë dhënë dy licencat e kabaresë, që sipas Prokurorisë janë siguruar me ryshfet. E për këtë, dyshohet të jenë të përfshirë edhe sekretari i atëhershëm shtetëror, bashkë me tre të punësuar të tjerë.

Bekim Maksuti ka shërbyer si drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në periudhën 2020 – 2024 apo pikërisht në periudhën kur “Pulse ka marrë licencat. Për këtë, ai është vënë në përgjegjësi. Megjithatë, nuk dihet nëse hetimi do të zgjerohet për drejtorët paraprak, Shaban Saliu dhe Adnan Xhaferovski të cilët kanë shërbyer prej vitit 2012 kur kabareja ka punuar pa licencë, e as nëse do të kërkohet llogari për Xhevat Selamin si drejtor, në kohën e të cilit ka ndodhur tragjedia.

Në periudhën kur ka punuar “Pulse”, kanë qenë gjithsej 9 drejtorë të Inspektoratit të Tregut, por tani për tani vetëm Goran Trajkovski me 3 inspektorë janë vënë në përgjegjësi pasi nuk kanë kryer kontrolle inspektuese, në periudhën prej vitit 2020 deri në vitin 2025.

Për dhënien e pajtueshmërisë që diskoteka të fitojë licencë, Prokuroria kërkon llogari prej 7 zyrtarëve të lartë policorë të Shtipit dhe Koçanit. Megjithatë, nuk dihet nëse do të kërkohet llogari edhe për eprorë të tjerë policorë që kanë shërbyer ndër vite. Organi i akuzës, tani për tani nuk sheh përgjegjësi, as te kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e as te gjashtë ministrat paraprak që kanë ushtruar detyrën në periudhën e funksionimit të “Pulse”.

Nëpër media, u ngrit edhe çështja për përgjegjësi eventuale ndaj zyrtarëve të Drejtorisë për të Ardhurave Publike. Dyshimet janë se DAP e ka mbyllur kabarenë në fund të vitit 2024 pasi ka konstatuar se nuk janë dhënë fatura fiskale, megjithatë kabareja sërish ka vazhduar me punë pa e paguar gjobën. Megjithatë, Prokuroria tani për tani ende nuk ka konstatuar përgjegjësi.

 

Marrë nga Zhurnal.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Buxheti arkëtoi 18 milionë euro më shumë në mars-korrik

Dhuna policore ndaj protestuesve përplas Ramën me Demokratët Europianë

Prapaskenat e kontratës/ Avionët zjarrfikës që publikoi Rama ishin në trajnim

Protestuesit ndryshojnë strategji/ Bllokojnë lëvizjen e makinave në pikat kyçe të Tiranës

Mijëra hektarë të djegur: Sezoni i zjarreve nxjerr në pah dështimin e shtetit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Britani e Madhe, numër rekord migrantësh kalojnë kanalin La Mansh
Artikulli tjetër Izraeli sulmon dhe arreston regjisorin palestinez, fitues të çmimit Oscar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vazhdon bojkoti në gjykatat shqiptare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Arti grek në zi, ndahet nga jeta këngëtari i njohur Giorgos Mazonakis
Aktuale Fokus Kulture Rajoni Sociale 10 Shtator, 2026
Champions/ Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja kampione e nis me festival golash
Aktuale Analize Sociale Sporti 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.