KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpërthen Ebola, në Republikën Demokratike të Kongos/ OBSH-ja shpall emergjencë globale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shpërthen Ebola, në Republikën Demokratike të Kongos/ OBSH-ja shpall emergjencë globale
AktualeAnalizeBotaSociale

Shpërthen Ebola, në Republikën Demokratike të Kongos/ OBSH-ja shpall emergjencë globale

Përditësimi i fundit: 18 Maj, 2026 8:09 am
86 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shpërthim i virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Ugandë është shpallur emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të dielën, pas 80 vdekjeve të dyshuara dhe nëntë rasteve të konfirmuara laboratorikisht.

OBSH-ja tha se ky shpërthim i Ebolës nuk i plotëson kriteret për të shpallur emergjencë pandemike, por vendet që ndajnë kufijtë tokësorë me Republikën Demokratike të Kongos janë në rrezik të lartë për përhapje të mëtejshme.

Të dielën, agjencia shëndetësore e OKB-së deklaroi në një komunikatë se deri të shtunën ishin raportuar 80 vdekje të dyshuara, tetë raste të konfirmuara laboratorikisht dhe 246 raste të dyshuara në provincën Ituri të Republikës Demokratike të Kongos, në të paktën tri zona shëndetësore, përfshirë Bunia, Rvampara dhe Mongbvalu.

Rasti i nëntë u konfirmua në qytetin lindor kongolez të Gomës, sipas një deklarate të rebelëve të M23.

OBSH: Përhapja ndërkombëtare është dokumentuar

Ministria e Shëndetësisë e Republikës Demokratike të Kongos kishte deklaruar të premten se 80 njerëz kishin vdekur nga shpërthimi i ri në provincën lindore.

Shpërthimi i 17-të në vendin ku Ebola u identifikua për herë të parë në vitin 1976, mund të jetë në fakt shumë më i madh, duke pasur parasysh shkallën e lartë të pozitivitetit të mostrave fillestare dhe numrin në rritje të rasteve të dyshuara që po raportohen, tha OBSH-ja.

Sipas saj, shpërthimi është “i jashtëzakonshëm” sepse nuk ekzistojnë terapi apo vaksina të miratuara specifike për virusin Bundibugio, ndryshe nga variantet Ebola-Zaire.

Të gjitha shpërthimet e mëparshme të vendit, përveç njërit, ishin shkaktuar nga varianti Zaire.

Shpërthimi në Republikën Demokratike të Kongos dhe Ugandë paraqet rrezik për shëndetin publik edhe për vendet e tjera, pasi tashmë janë dokumentuar disa raste të përhapjes ndërkombëtare, tha agjencia, duke këshilluar vendet të aktivizojnë mekanizmat kombëtarë të menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave, si dhe të kryejnë kontrolle ndërkufitare dhe kontrolle në rrugët kryesore të brendshme.

Në Kampala, kryeqytetin e Ugandës, të premten dhe të shtunën u raportuan dy raste të konfirmuara laboratorikisht, që duket se nuk kishin lidhje mes vete, përfshirë një vdekje, nga persona që kishin udhëtuar nga Republika Demokratike e Kongos, tha OBSH-ja.

Një rast i konfirmuar laboratorikisht u raportua gjithashtu në Kinshasa, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Kongos, nga një person që ishte kthyer nga Ituri, sipas OBSH-së.

OBSH tha se personat që kanë qenë në kontakt me virusin Bundibugio ose rastet e dyshuara nuk duhet të udhëtojnë ndërkombëtarisht, përveç rasteve të evakuimit mjekësor.

Agjencia rekomandoi izolimin e menjëhershëm të rasteve të konfirmuara dhe monitorimin e përditshëm të kontakteve, me kufizim të udhëtimeve brenda vendit dhe ndalim të udhëtimeve ndërkombëtare deri në 21 ditë pas ekspozimit.

Në të njëjtën kohë, OBSH u bëri thirrje vendeve të mos mbyllin kufijtë ose të kufizojnë udhëtimin dhe tregtinë nga frika, pasi kjo mund të çojë në kalime joformale kufitare nga njerëzit dhe mallrat, të cilat nuk monitorohen.

Pyjet e dendura tropikale të Republikës Demokratike të Kongos janë një rezervuar natyror për virusin Ebola.

Jean Kaseya, drejtori i përgjithshëm i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, deklaroi në një komunikatë se kishte kërkuar udhëzime teknike dhe rekomandime lidhur me nevojën e mundshme për ta shpallur shpërthimin emergjencë të shëndetit publik me rëndësi për sigurinë kontinentale.

Virusi, i cili është shpesh vdekjeprurës dhe shkakton temperaturë, dhimbje trupore, të vjella dhe diarre, përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të personave të infektuar, materialeve të kontaminuara ose personave që kanë vdekur nga sëmundja, sipas Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Muzeu ushtarak gjerman ua ndalon hyrjen ukrainasve, rusëve dhe disa shtetasve të tjerë
Artikulli tjetër Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përfshirë Moskën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Maj, 2026
Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.