KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Stuhia Goretti godet Evropën, qindra mijëra vetë mbesin pa energji
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Stuhia Goretti godet Evropën, qindra mijëra vetë mbesin pa energji
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Stuhia Goretti godet Evropën, qindra mijëra vetë mbesin pa energji

Përditësimi i fundit: 9 Janar, 2026 12:03 pm
237 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Erërat e fuqishme goditën Francën dhe Britaninë të premten, ndërsa stuhia Goretti mbërtheu Evropën Veriore, duke lënë pa energji elektrike qindra mijëra familje, teksa po mbretërojnë temperatura të ulëta.

Meteorologët nga Britania deri në Gjermani u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda, ndërsa lëshuan paralajmërime për motin e keq, përfshirë edhe alarmin e kuq për erëra – niveli më i lartë i rrezikut që rrallë lëshohet – për ishujt Skilli dhe Kornuall në jugperëndim të Anglisë.

Në Francë, afër 380.000 familje mbetën pa rrymë, shumica dërrmuese në rajonin verior të Normandisë, bëri të ditur kompania e shpërndarjes së energjisë Enedis, ndërsa BBC-ja raportoi se rreth 65.000 familje kanë mbetur pa rrymë.

Gjatë natës, në rajonin veriperëndimor francez Mançe u regjistruan erëra nga 216 dhe 213 kilometra në orë, thanë autoritetet.

Stuhia ka bërë që të rrëzohen pemë në disa rajone dhe në të paktën një rast, një pemë ra mbi një ndërtesë banimi, por nuk pati të lënduar, thanë autoritetet në Francë.

Në disa pjesë të Britanisë priten erëra deri në 160 kilometra në orë dhe “valë shumë të mëdha do të krijojnë kushte të rrezikshme në zonat bregdetare”, tha Shërbimi Meteorologjik i Britanisë.

Ky shërbim lëshoi një alarm portokalli për reshje bore në Uells, Anglinë Qendrore dhe pjesët veriore të Anglisë, duke parashikuar deri në 30 centimetra borë në disa zona.

Shërbimi hekurudhor britanik ka njoftuar se trafiku i trenave do të ndikohet gjatë dy ditëve të ardhshme dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet, përveç në rastet e domosdoshme.

Shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura në veri të Francës, ku janë lëshuar paralajmërime për motin e keq në 30 rajone të tjera.

“Strehohuni dhe mos përdorni automjetet thuaja”, thanë autoritetet në Mançe të enjten, duke u bërë thirrje banorëve që të përgatisin furnizime të ujit dhe të sigurojnë llamba ndriçuese.

Kushtet aktuale ekstreme të motit në Evropë kanë shkaktuar të paktën tetë viktima, dhe të enjten policia në Durrës të Shqipërisë nxori trupin e një burri nga ujërat pas përmbytjeve, disa ditë pas shirave të rrëmbyeshëm dhe reshjeve të borës që goditën Ballkanin. Në Kosovë, përmbytjet kanë shkaktuar dëme në disa zona, por nuk ka viktima.

Në Gjermani, reshjet e borës dhe erërat në veri pritet të kenë ndikim në shkolla, spitale dhe lidhjet e transportit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik në Gjermani, në veri të shtetit mund të bien deri në 15 centimetra borë, ndërsa në jug ekziston rreziku i ngricave.

Temperaturat gjatë fundjavës mund të arrijnë deri në -20 gradë Celsius, tha për AFP-në Shërbimi Meteorologjik gjerman.

Disa zona kanë njoftuar për mbylljen e shkollave të premten, përfshirë në Hamburg dhe Bremen.

Në Hamburg, si pasojë e motit janë shkaktuar vonesa dhe anulime në rrjetin e transportit publik të enjten.

Kompania kombëtare hekurudhore Deutsche Bahn paralajmëroi për vonesa të konsiderueshme në ditët në vijim dhe tha se ka mobilizuar më shumë se 14.000 punonjës për të pastruar borën nga shinat dhe platformat hekurudhore.

Shërbimi Meteorologjik gjerman tha se stuhia pritet të zgjasë deri të shtunën, ndërsa reshjet e borës do të ndalen të hënën.

Meteorologu Walter tha se kjo stuhi është një përjashtim krahasuar me vitet e fundit me dimra më të butë, të cilët janë “pasojë e ndryshimeve klimatike”.

Nga ky shërbim thanë se ka ende gjasa që i gjithë muaji të jetë i ftohtë dhe me borë, edhe pse temperaturat po rriten për shkak të ndryshimeve klimatike.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, për spiunazh dhe shantazh

Kroacia ngre alarmin : Serbia po armatoset me armë sulmuese

Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Duhet shfuqizuar ligji për zonat e mbrojtura

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një miliard euro për Kosovën po presin një “po” nga deputetët
Artikulli tjetër Përse interesohet Donald Trump për Groenlandën?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Turqia dënon pesë kryetarë bashkie të opozitës
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 25 Gusht, 2026
BE po ndryshon rregullat e zgjerimit
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 25 Gusht, 2026
Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Politike 25 Gusht, 2026
Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.