KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sulm simbolik i Iranit në bazën ajrore amerikane, në Katar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sulm simbolik i Iranit në bazën ajrore amerikane, në Katar
AktualeAnalizeBotaFokusOpinion

Sulm simbolik i Iranit në bazën ajrore amerikane, në Katar

Përditësimi i fundit: 24 Qershor, 2025 8:21 am
238 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sulmi raketor iranian në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar ishte akt tejet simbolik, i kalibruar me kujdes për të dërguar mesazh vendosmërie, por edhe për të shmangur një konflikt më të gjerë dhe shkatërrues.

Irani ka thënë se numri i raketave të nisura më 23 qershor ka qenë i njëjtë me numrin e bombave të nisura nga Shtetet e Bashkuara në qendrat bërthamore iraniane, duke sinjalizuar se synon përgjigje proporcionale dhe jo përshkallëzim të situatës në mënyrë të pakontrolluar.

Kjo simetri në veprime e vë në pah dëshirën e Iranit për të demonstruar se do të përgjigjet për sulmet që janë kryer në tokën e vet, por edhe që nuk e dëshiron një lufë të shkallës së gjerë.

Pse e ka sulmuar Irani bazën ajrore Al Udeid?

Baza ajrore Al Udeid shërben si qendra më e madhe e ushtrisë amerikane në Lindje të Mesme dhe shërben si seli e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara për operacionet ushtarake amerikane në rajon.

Imazhet satelitore të 20 qershorit tregojnë se Shtetet e Bashkuara i kanë larguar rreth 40 pajisje ushtarake të llojeve të ndryshme nga kjo bazë.

Një aspekt kyç i natyrës simbolike të sulmit është përpjekja e qartë për t’i minimizuar pasojat dhe dëmin kolateral.

Sulmi e ka goditur bazën Al Udeid, mirëpo Irani ka theksuar se e ka zgjedhur një bazë jashtë zonave të banueshme, dhe sipas zyrtarëve të Katarit, nuk raportohet për të plagosur.

Kjo vetëpërmbajtje tregon për objektivin e Iranit që të mos shkaktojë viktima, por më shumë që ta ketë këtë veprim si deklaratë politike dhe ushtarake.

Duke ofruar paralajmërime paraprake dhe duke i përzgjedhur me kujdes shënjestrat, Irani u ka mundësuar Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve që të marrin masa, dhe të zvogëlojnë rrezikun e një përshkallëzimi.

Irani sinjalizon se është i hapur për çtensionim

Kjo qasje përkujton përgjigjen e Iranit pasi Shtetet e Bashkuara patën vrarë Qasem Soleimanin, gjeneralin e lartë të Gardës Revolucionare te Iranit, i cili është përshkruar gjerësisht si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran.

Irani është hakmarrë me nisje raketash në bazën ajrore amerikane në Irak, në janar të vitit 2020, por edhe atëherë ka lëshuar paralajmërime, dhe si rezultat nuk ka pasur viktima.

Në të dyja rastet, Irani ka synuar që t’i përmbushë kërkesat e brendshme, ndonëse ka sinjalizuar para komunitetit ndërkombëtar, sidomos aktorëve rajonalë dhe fuqive botërore, se është i hapur për shtensionim.

Kjo taktikë u mundëson të gjitha palëve që të shmangin një konflikt në të ardhmen – liderët mund të deklarojnë se kanë vepruar me vendosmëri, pa kaluar kufirin që do t’i bënte zgjidhjet diplomatike të pamundshme.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria shqiptare i dha 10 milion euro, Mira Murati siguron 2 miliard euro fonde
Artikulli tjetër Trump thotë se një armëpushim, mes Izraelit dhe Iranit është në fuqi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.