KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sulme dhe kërcënime të rrezikshme mes Indisë dhe Pakistanit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sulme dhe kërcënime të rrezikshme mes Indisë dhe Pakistanit
AktualeAnalizeBotaFokus

Sulme dhe kërcënime të rrezikshme mes Indisë dhe Pakistanit

Përditësimi i fundit: 8 Maj, 2025 8:22 am
228 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në rajonin e Kashmirit ka pasur shkëmbime të reja zjarri të mërkurën (08.05) mes ushtarëve indianë dhe pakistanezë, sipas ushtrisë së Indisë. Ushtria indiane tha të enjten se ushtria pakistaneze gjuajti me armë të vogla dhe zjarr artilerie gjatë natës, dhe theksoi, se “u përgjigj në mënyrë të duhur”, por nuk u dhanë detaje të mëtejshme. onflikti prej dekadash mbi rajonin kufitar të Kashmirit u rindez më 22 prill nga një sulm ndaj turistëve indianë.

India kreu më parë sulme ajrore ndaj disa objektivave në Pakistan. Sipas qeverisë së Indisë, këto ishin “sulme precizendaj infrastrukturës terroriste”. Por burimet pakistaneze pohojnë se 26 civilë u vranë dhe 46 persona u plagosën në sulme.

Veprimi, sipas qeverisë së Indisë, ishte “i matur dhe pa përshkallëzim”. “Nuk u sulmua asnjë instalim ushtarak pakistanez. India ishte mjaft e përmbajtur në zgjedhjen e objektivave dhe metodës së kryerjes së sulmeve”, thuhet në deklaratë. Sipas një zëdhënësi ushtarak, informacioni i inteligjencës tregoi gjithashtu se sulme të reja ndaj Indisë ishin planifikuar nga ekstremistët pakistanezë.

Por ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif, e mohoi këtë informacion. Në një deklaratë për CNN News-18, ai theksoi se këto ishin sulme ndaj objekteve civile. Sipas ushtrisë pakistaneze, sulmet u drejtuan ndaj objektivave në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani dhe në rajonin kufitar të Punjab, Pakistan. Ndërsa India tha se kishte goditur nëntë objektiva, Pakistani raportoi njoftoi për goditjen e gjashtë vendeve.

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif i dënoi ndërkohë sulmet ajrore dhe u zotua për hakmarrje. Ai tha se India kishte kryer “sulme frikacake” dhe shtoi se Pakistani kishte “çdo të drejtë t’i përgjigjej me gjithë fuqinë e tij këtij akti lufte nga India. Pakistani do ta bëjë këtë”.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, i quajti sulmet një “provokim të tmerrshëm” dhe njoftoi se Pakistani do të përgjigjej “në një kohë dhe në objektiva që do të zgjidhen”.

Ndërkohë, ushtria pakistaneze raportoi se Forcat Ajrore Pakistaneze kishin rrëzuar pesë avionë luftarakë të Indisë. Por India nuk e konfirmoi informacionin. Një zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil tha se hapësira ajrore e Pakistanit ishte mbyllur për 48 orë dhe fluturimet ishin pezulluar në aeroportet në Islamabad dhe Lahore.

Guterres kërkon vetëpërmbajtje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu “shqetësim të thellë” për zhvillimet. Ai u bëri thirrje të dy fuqive bërthamore të tregojnë maturi dhe përmbajtje. Mjetet ushtarake nuk janë zgjidhja e duhur. “Bota nuk mund të përballojë një përballje ushtarake midis Indisë dhe Pakistanit”, tha Guterres, sipas një deklarate nga zyra e tij.

Autoritetet kineze kanë bërë gjithashtu thirrje për ulje të tensioneve dhe parandalimin e konfliktit. Të dy vendet duhet të vënë paqen dhe stabilitetin në radhë të parë, tha Ministria e Jashtme kineze. Vetë Kina ka interesa territoriale në rajonin e diskutueshëm të Himalajeve të Kashmirit, i cili pretendohet gjithashtu nga India dhe Pakistani.

Kremlini gjithashtu ka shprehur shqetësim. Ministria e Jashtme ruse tha se dënon të gjitha format e terrorizmit dhe se Moska mban marrëdhënie të mira me të dy vendet.

Masat ndëshkuese të ndërsjella

Pas sulmit, të dy vendet vendosën masa ndëshkuese ndaj njëri-tjetrit, duke përfshirë dëbimin e qytetarëve të njëri-tjetrit dhe uljen ndjeshëm të marrëdhënieve diplomatike. Ekspertët e konsiderojnë vendimin e Indisë për të pezulluar të ashtuquajturin Traktatin e Ujit të Indusit, i cili rregullon përdorimin e ujit të këtij lumi të madh dhe degëve të tij, si veçanërisht serioz.

 

Marrë nga CNN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A po distancohet SHBA nga Europa, 80 vjet pas luftës?
Artikulli tjetër Regjistrohen 123 kallëzime për krim zgjedhor, në SPAK

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.