KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Taksa” në Ngushticën e Hormuzit mund të jetë e kundërligjshme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Taksa” në Ngushticën e Hormuzit mund të jetë e kundërligjshme
AktualeAnalizeBotaFinanceOpinionSociale

“Taksa” në Ngushticën e Hormuzit mund të jetë e kundërligjshme

Përditësimi i fundit: 10 Prill, 2026 7:54 am
232 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Mes raportimesh se Irani dhe Shtetet e Bashkuara janë duke e konsideruar vendosjen e një takse për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, njohës të çështjeve detare paralajmërojnë se një vendim i tillë mund të ketë efekt zinxhir edhe në shtetet tjera.

“Ky është kalim ndërkombëtar falas”, ka thënë Olav Myklebust, menaxher norvegjez i cisternave të naftës, prandaj, sipas tij, “rregullat janë shumë të qarta”.

Sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat për Detin, anijeve që bëjnë “kalime paqësore” nëpër ujërat territoriale të një shteti, nuk mund t’iu vendoset taksë.

Por, ndonëse ekzistojnë këto parime, në Konventën e OKB-së mbi të Drejtat për Detin përmendet edhe që anijet mund të detyrohen të paguajnë për “shërbime specifike”.

Kështu, Irani mund të organizojë konvoje nëpër Ngushticë dhe të kërkojë tarifa për këtë shërbim.

Mirëpo, Myklebust vlerëson se “Iranit nuk i ka mbetur asnjë anije shoqëruese”, pasi marina i është shkatërruese pothuajse tërësisht në ditët e para të konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Më 8 prill, pas arritjes së një armëpushimi të përkohshëm në luftë, presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë gazetarëve se Amerika është duke e konsideruar mundësinë që bashkë me Teheranin të vendosë tarifë për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabdi ka deklaruar më parë se Teherani është duke punuar në një protokoll me Omanin për të kërkuar “leje” për anijet që dëshirojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Mirëpo, Omani e ka mohuar se është në kërkim të taksave.

Dimitris Ampatzi, menaxher në kompaninë MarineTraffic, i ka thënë Radios Evropa e Lirë që nëse kompanitë transportuese detyrohen të bashkëpunojnë me ushtrinë iraniane për të kaluar Ngushticën e Hormuzit, atëherë “ne mund të shohim vonesa dhe në disa raste edhe hezitim të pronarëve të anijeve që të hyjnë nëpër atë zonë”.

Myklebust, i cili ka kaluar disa herë me cisterna në Ngushticën e Hormuzit, ka thënë se pavarësisht nëse taksat janë ligjore “besoj se momentalisht, kompanitë transportuese do të duhet të pranojnë të paguajnë këtë taksë të raportuar prej 2 milionë dollarësh”.

Sipas tij, kompanitë me siguri do të paguajnë, për shkak se kompanitë e sigurimeve do të insistojnë që të gjitha rreziqet të shmangen sa më shumë që është e mundur para se t’i mbulojnë shpenzimet e anijeve që kalojnë nëpër ngushticë.

Myklebust ka thënë se taksa që mund të shkojë deri në 2 milionë dollarë për anije, mund të konsiderohet e vogël në disa raste, pasi shumë cisterna që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit janë në gjendje që të bartin naftë në vlerë të qindra miliona dollarëve gjatë një kalimi të vetëm.

Për anijet më të vogla, Myklebust beson se është e mundshme që të shmangen ujërat iraniane duke kaluar nëpër pikën më jugore të Ngushticës së Hormuzit, në ujërat e Omanit.

Shumë anije kanë kaluar nëpër ngushticë në ditët e fundit dhe disa raportohet të kenë paguar taksë në Iran. Rreth 22 anije tashmë janë sulmuar nga Irani në Gjirin Persik, prej nisjes së sulmeve amerikano-izraelite më 28 shkurt.

Pavarësisht optimizmit në tregjet e naftës pas arritjes së armëpushimit, Ampatzidis beson se çdo sistem taksash në Ngushticën e Hormuzit do të vërehet nga konsumatorët.

“Nëse transiti nëpër ngushticë bëhet më pak efikas ose më i kushtueshëm, kjo gjë mund të rrisë presionin mbi tarifat e transportit dhe çmimet e energjisë”.

Megjithatë, sipas tij, “shkalla e ndikimit do të varet nga ajo se sa stabile do të jenë aranzhimet në praktikë”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump e paralajmëron Iranin për Ngushticën e Hormuzit në prag të bisedimeve
Artikulli tjetër Lufta e Iranit: Kush fitoi dhe kush humbi influencë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.