KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të paktën 30 të plagosur pas tërmetit të fuqishëm në Japoni
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Të paktën 30 të plagosur pas tërmetit të fuqishëm në Japoni
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Të paktën 30 të plagosur pas tërmetit të fuqishëm në Japoni

Përditësimi i fundit: 9 Dhjetor, 2025 9:57 am
160 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 goditi Japoninë vonë të hënën në mbrëmje (me orën lokale), duke shkaktuar valë cunami deri në 70 centimetra dhe duke plagosur të paktën 30 persona, konfirmoi sot Kryeministrja Sanae Takaichi.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA), lëkundja e fortë u regjistrua në det, pranë prefekturës veriore Aomori, rreth orës 23:15, dhe mund të pasohet nga lëkundje të tjera të forta në ditët e ardhshme. Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të marrin masa mbrojtëse në rast të dridhjeve të mëtejshme.

Evakuime masive dhe dëme të shumta

Agjencia e Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive urdhëroi evakuimin urgjent të 28,000 personave. Një person u raportua i plagosur rëndë në ishullin verior Hokkaido.

Në Sapporo, dëshmitarët raportuan lëkundje të forta për rreth 30 sekonda, ndërsa mesazhet paralajmëruese u shpërndanë vazhdimisht në telefonat e banorëve. Pamjet treguan xhama të thyer të shpërndarë nëpër rrugë dhe dëmtime në infrastrukturë, të fshehura pjesërisht nga bora e sapo rënë.

Dëshmi nga terreni

“Kur filloi lëkundja dhe u aktivizua alarmi, dolëm me nxitim nga shtëpia. Po mbanim në krahë fëmijët tanë të vegjël. Tërmeti më kujtoi katastrofën e vitit 2011 në Fukushima,” tha për AFP Daiki Shimohata, 33 vjeç, nga qyteti Hashikami.

Ai shtoi se objekte të ndryshme ranë nga raftet dhe se tavani lëshoi pluhur pas lëkundjes së fortë.

Mijëra shtëpi pa energji – hekurudhat pezullohen

Rreth 2,700 banesa në Aomori mbetën pa energji elektrike, ndërsa u raportuan edhe zjarre të shkaktuara nga dëmtimet.

Ndërkohë, shërbimet hekurudhore Shinkansen u pezulluan përkohësisht për inspektime të sigurisë në disa zona.

Kompania Tohoku Electric Power njoftoi se nuk janë konstatuar anomali në dy termocentralet bërthamore më të afërta, Higashidori dhe Onagawa.

Japonia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj aktivitetit sizmik, pasi ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit. Vendi regjistron rreth 1,500 tërmete të ndjeshme çdo vit.

Kujtimet e katastrofës së vitit 2011, kur një tërmet 9.0 ballë shkaktoi cunami dhe çoi në shkrirjen e tre reaktorëve bërthamorë në Fukushima, vazhdojnë të rëndojnë mbi popullsinë – me mbi 18,500 viktima dhe të zhdukur.

Rreziku i një tërmeti edhe më të madh

Në janar, një panel ekspertësh rriti probabilitetin e një “megatërmeti” në çarjen Nankai brenda 30 viteve të ardhshme në 75–82%. Sipas vlerësimit të qeverisë së publikuar në mars, një ngjarje e tillë mund të shkaktonte deri në 298,000 viktima dhe 2 trilionë dollarë dëme materiale.

Autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë ndërsa vijojnë pas-lëkundjet. Paralajmërimet për cunami janë lehtësuar, por rreziku i dridhjeve të reja mbetet i lartë, ndërsa Japonia përballet sërish me pasojat e një nga tërmetet më të fuqishme të vitit.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 10 të vrarë në 2 ditë/ Pse po luftojnë Tajlanda dhe Kamboxhia në kufi?
Artikulli tjetër Probleme në ekonominë gjermane, numri i bizneseve dhe personave që shpallën falimentin kap shifra rekord

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.